Nga Erion DASHO –Para disa muajsh përllogarita se shqiptarët shpenzuan nga xhepi për COVID-in mbi 150 milion euro. Kjo shifër është vënë shpesh në dyshim duke u quajtur e ekzagjeruar.Si qëndron e vërteta?Le të shohim vetëm një kategori shpenzimesh që prej përfundimit të epidemisë në Shqipëri: shpenzimet e qytetarëve për testim duke nisur nga data 1 maj 2021.Duke nisur nga kjo datë shteti pothuajse nuk pati më nevojë të kryente testime dhe pjesa dërrmuese e gati 300 mijë testeve janë kryer për qëllime administrative.Supozojmë se vetëm 20% e tyre janë PCR dhe 80% janë teste të shpejta. Duke u bazuar tek çmimet e tregut, rezulton se shqiptarët nga 1 maji deri në 7 gusht 2021 kanë paguar mbi 12 milion euro vetëm për teste COVID-i!!!12 milionë euro u shpenzuan në 3 muaj, pasi epidemia kishte përfunduar! Po në 12 muajt që COVID-i bënte kërdinë?!A e besoni tani se gjatë pandemisë shqiptarët kanë shpenzuar nga xhepi të paktën 150 milionë euro?!Ku mendoni se kanë shkuar këto pare?!
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)