20 June, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga Enxhi Drapi: Pse unë?..

by News Albania
February 18, 2021
in Opinion
0
82
VIEWS
Share on Facebook

Pse Unë?

Shpresoj që gjithësecili prej jush të gjejë pak minuta për të lexuar atë ç’kam shkruar më poshtë.
Faleminderit!

“Unë”, është përemër vetor. Një fjalë sa e thjeshtë në dukje, po aq e ndërlikuar në shpjegim dhe arsyetim. Kjo e fundit është pasojë e jona, e individit pra. Jemi ne ata të cilët shpesh e komplikojmë mënyrën se si i perceptojmë,mendimet, fjalët apo veprat tona. Po ashtu jemi ne ata, të cilët duke përdorur aftësitë tona mund të jemi. Fillesa e një ndryshimi emergjent të shumëpritur e shumëkërkuar.

Shqipëria në historinë mijëra vjeçare ka vuajtur 32 pushtime, gjë e cila ka prodhuar një mendësi të përforcuar të neglizhencës ndaj përgjegjësive personale, një sens të shtuar të delegimit të fajit për mos zhvillimin e territorit, ekonomisë si dhe logjikën e pranimit dhe nënshtrimit ndaj elitave të emëruara. Kjo gjëndje në aspektin psikologjik të një kombi ka ndikuar duke vrarë çdo shans për një etikë kolektive të konsoliduar.Shenjat e gishtërinjve të gjithësecilit janë unikë. I tillë është edhe zëri, mendimet apo personaliteti ynë. Trupi i çdo individi është i ndryshëm nga tjetri, e njëjta gjë vlen edhe për talentin, dëshirat,gjërat që na gëzojnë e ato të cilat na frikësojnë. Por, gjëja për të cilën çdo individ duhet të dakordësohet me tjetrin është qëllimi. Qëllimi për të jetuar çdo ditë në një vend, i cili çdo ditë është më i mirë se dje.

Çdo ditë e më shumë po përballemi me të rinj të cilët largohen nga vendi dhe me të tjerë, të cilët kanë dëshirë të largohen. Një pjesë e mirë e individëve janë emigrantë klandestinë ekonomikë, të cilët në periudha 3 mujore zhvendosen për një punë drejt vendeve të BE-së, për të mundësuar mbijetesën. Ne sot kemi një shkollë, e cila prodhon të papunë dhe emigrantë. Nuk dëshiroj të vë theksin tek problemet e vendit tonë, por theksin ia kë individit, dëshirave, aftësive të tij dhe mundësive që po i ofrohen për plotësimin e tyre.Tregu i punës duhet të njohë ndryshim thelbësor, por nuk jemi gati as në nivel politikash as në nivel dhe cilësi institucionesh. Në menyrë imediate duhet të rimodelojmë shkollën në përputhje me karakteristikat e tregut të punës. Në të njëjtën kohë duhet të rimodelojmë rolin dhe pozitën e mësuesit dhe ta bëjmë atë më të denjë dhe të pakorruptuar.

Më shumë se sa prej papunësisë, vendi vuan nga tregu i zi i punës, i cili shkatërron parametrat e një ekonomie normale dhe priah skemën e sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Me pak fjalë, Shqipëria konsiderohet të ketë një informalitet që arrin 50% të volumit të transaksioneve. Kjo gjë e pengon vendin dhe nuk e favorizon për të qënë krah me rajonin dhe europën. Përse duhet të vazhdojmë të jemi pas të tjerëve?

Hapi i parë drejt ndryshimit është konstatimi i problemit, kështu që hapi pasardhës i takon reflektimit dhe zgjidhjes. Prej vitesh flitet për zëvendësimin e importeve, por asnjë hap substancial i hedhur përpara. Prodhimi vendas po ulëret. Mbështetja në të gjitha nivelet ku realizohet ky prodhim është Urgjencë Kombëtare. Që prej vitit 2000 kur Shqipëria u bë anëtare e Organizatës Botërore të Tregëtisë, administrata shtetërore e përdori këtë si alibi për të shkatërruar prodhimin vendas sëbashku me dhjetëra mijëra vende pune. U shkatërrua industria e çelikut, çimentos, po ashtu edhe prodhuesit ushqimorë, gjë e cila zbrazi fshatin, veshi qytetin me ghetto duke deformuar tregun e punës me një ofertë informale dhe ka shkatërruar shanset për zhvillim të qëndrueshëm të qendrave Urbane. Kjo gjë është shakaktare e pushtimit të trojeve në qytet dhe braktisjen e tokave dhe të punës në fshat.

Çdo ditë e më shumë, kjo po vërtetohet edhe më tepër se më parë, gjatë pandemisë, se jemi përballë rrezikut dhe në sektorin e shëndetësisë. Mjekët dhe infermierët po vendosen në vende të ndryshme europiane, duke lënë pas Shqipërinë të mnështjellë me një re gri. Është mëse e nevojshme një ridimension i plotë në mënyrën e organizimit të sektorit dhe njëherësh një politikë të ashpër kundër korrupsionit. Sa e vështirë është liçensimi i çdo kompanie të kërkojë praninë në stafet e tyre rë specialistëve? Sa e vështirë është që kur shteti zhgjedh furnitorë për tenderat e tij të panumërt, ta ketë pjesë të kushteve kualifikimin e lartë dhe përvojën e stafeve të këtyre firmave? Dhe kështu, ne i rintegrojmë ata me dinjitet në tregun e punës.

Unë, sepse unë mundem. Unë, sepse dua veten, familjen, miqtë dhe vendin tim. Unë, sepse nuk dua që nesër të gjendem diku në një shtet tjetër për shkak të papunësisë, shëndetësisë të pashëndoshë, mungesës së shkollimit cilësor apo keqqeverisjes në vendin tim. Unë, sepse, nëse “Unë” mblidhem me “Unë”-in tënd japim në barazim përemrin “Ne”. Kjo do të thotë se nëse sot qëllimet tona përputhen, nesër mund ta gjejmë veten në një Shqipëri më të mirë.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Katër divorcet e bujshme të vitit

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Katër divorcet e bujshme të vitit

June 20, 2025

Samir Mane “ç’mend” grekët/ Ja çfarë shkruan “Protothema”!

June 20, 2025

Lissalba- “Nën hijen e kohës:    Horizonte të paemërta”

June 19, 2025

Nga Ben Blushi: Kuvendi i Lezhës…

June 19, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In