Po iki …
Po iki i dashur…
Si deve e tharë për një pikë ujë, dashuria për ty
Sa kohë e largët, ditët kur kuptoheshim me sy
Në liqenin e zbrazët u mbyt çdo dëshirë
U lodhëm duke e mbajtur njëri-tjetrin për mëshirë.
Po iki i dashur…!
Pemës magjike i ra çdo gjethe e kristal
Trungu ndjehet i zhveshur si një shkretëtirë në mal
U tha i tëri nga acari i ndjenjës
Një rrënjë shkëputa për ta vendosur në dhomën e ndenjës.
Po iki i dashur…
Lamtumirë!
Sytë dhe duart drejt ngrohtësisë i kam shtrirë
Të ftohta ishin ditët e vetmisë
Por kur nata të bjerë, mos e lodh trurin për kohët e rinisë.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)











