Koleg I dashur dhe i nderuar! Eja të të mësoj se ç’do të thotë dhe si bëhet kritika!
Le t’a fillojmë nga shpjegimi që i bën fjalori i gjuhës sonë të dashur dhe të lashtë shqipe: “Kritika është shkencë mbi letërsinë dhe artin, e cila merret me analizën e veprave letrare dhe artistike. I vlerëson ato nga ana ideore dhe artistike në bazë të parimeve, duke vënë në dukje anët e mira dhe anët e dobëta.” Ja pra, fjalori e shpjegon aq qartë dhe pastër sa nuk është e nevojshme të jesh akademik për t’u kthjelluar nga mosditja shprehimore e kësaj fjale kaq të bukur “Kritikë”, e cila sfidon dhe intrigon si mua edhe ju.
Nuk mundeni dot ju të paragjykoni krijimet e një kolegeje tuaj, në fakt askush nuk duhet t’a bëjë, më keq akoma dikush i cili e quan veten Artist! Apo jo?! Kritika së cilës i referohesha kur ju dërgova poezi për recesion a kritikë letrare, kishte të bënte me atë çfarë fjalori i gjuhës shqipe citon dhe me atë çfarë kupton çdo Artist dhe qytetar nëpër botë botë kur i’a thua si fjalë. Mos ndoshta duhej të të kisha dërguar edhe përkthimin Shqip – Shqip të tog – fjalëshit “Kritikë letrare” që ju të mos e ngatërtronit me “Vjellje urrejtje dhe smire?!”
Çfarë nënkupton sipas jush “Nuk ka vargje të skalitura Enxhi Drapi sepse ka një siguri në vargjet e saj sikur bota është e saja”. Uroj ta kuptoni drejt atë çfarë do të tjotë kjo fjali që keni shkruar dhe të mos e keni lapsus nga padituria! Sepse nëse jeni duke e kuptuar drejt do të thotë se unë duhet te jem një vajzë dhe një grua e dobët, pa besim tek vetja, të kem nevojën e domosdoshme të një mashkulli për të hedhur hapa para dhe per të qënë Artiste qe skalit vargje. Mos ndoshta duhet të kuptoj se u trembët nga guximi dhe siguria ime?!
Kush jeni ju?! E keni pyetur ndonjëherë veten se kush jeni? Nëse jo, ju sugjeroj ta bëni sepse është shumë e rënddësishme ta njihni veten, ju ndohmon të mos humbeni duke patur zili të tjerët. Do fitoni jetën tuaj!
Shkrimi juaj nuk kishteë asnjë kritikë për stilin, ideologjinë, fjalëformimin, figurat letrare, pikësimim, vargun, rimën, ngjyrat… nuk kishte asgjë tjeter veç vënies në dukje se me vrullin dhe energjinë që kam fryj si një erë e cila fryn fort. Më lejoni t’ju them se nuk tingëllos aspak bukur kur një fjalë përdoret tre herë brënda së njëjtës fjali, këtu i referohem fjalës dominuese të shkrimit tuaj, i cili vetëm kritikë nuk qe, fjalës “Vrull”.
Po i nderuar! Unë kam vrull, kam energji, forcë dashuri, pozitivitet, dritë, kam talent, ashtu sikurse e di se unë jam pushtuese! Po… po, jam pushtuese! Marr çdo gjë e cila më takon, gjithmonë duke qënë vetja, në mënyrë të drejtë, me buzëqeshje, pa lënduar askënd dhe duke mos e shitur shpirtin dhe trupin tim! Unë pushtoj duke punuar fort, duke sakrifikuar gjumin tim dhe kohën që mund ta kaloja me familjarët e mi! Sepse unë e di se kush jam, çfarë dua dhe sa vlej!
Nuk më duhet dhe nuk më intereson aspak mendimi personal i askujt! Më pak akoma, përshtypjet paragjykuese dhe mllefderdhëse! Megjithëse mundohem t’ju mirëkuptoj sepse çdokush thotë aq sa di dhe aq sa është… me raste vërtëtë ndjej neveri! Por, e di se do më kalojë, sepse dua të besoj se shoqëria jonë do përmirësohet! Uroj të jeni duke e kuptuar se sa keq dhe joprofesionistë e njerëzorë dukeni kur dëshironi dhe uroni stopim suksesi!
Emri im, Enxhi Drapi, vargjet dhe rreshtat e mi, puna profesionale, qoftë si juriste, gazetare apo shkrimtare, po skalitet dhe do skalitet akoma më shumë në trurin dhe sytë tuaj. Bëni mirë të mësoheni…
Gjithësesi miq, nuk po zgjatem më shumë. Brënda pak ditëve shihemi me “Mars”. Ju dua shumë të gjithëve dhe mos harroni të buzëqeshni! Qëndroni të fortë dhe moskokëçarës ndaj paragjykimeve dhe negativitetit të shoqërisë sepse JU MUNDENI!
Ju ftoj të vallëzojmë Vals me “Mars” – in tim. Ju përshëndes!
Enxhi Drapi
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)