Përmbysje netësh
E mbushur dita me vetmi,
Histori,
Ligësi.
Shpirt të zi…
E mërzitshme bota
Në mejhane, pafund gota
Makina, pa rrota
Drithërima, akuj të ftohta.
E mbusha gotën me mërzi
Filxhanin, plot me raki
Sharmin, e hoqa
Logjikën, e dogja.
Përbrënda përmbyseshin netët
Në duar, digjeshin fletët
Kujtesa, fshinte ditët
Të gjithë, zgjidhur nga frerët.
Gotat i ktheva
Më pas i theva, i shpërtheva
Në gjoks, dhimbje ndjeva
Nga bota u zhgënjeva.
Shkova dhe fjeta
Siç e kisha lënë, mejhanen gjeta
Gjithçka bëhet si duan të metët
Në fund, fajin e kanë poetët.