Meri, Mari, Mery
Meri…
Atëherë kur ti kishe frikë,
Në kohën kur nuk shihje dritë,
Ai qe aty për ty,
Ti Esmeralda, ai vigan me një sy.
Mari…
Në ditët e gjata me erë,
Kur shqiponja nxirte dy krerë,
Ai dogji edhe një sy,
I tha botës “Më vjen me t’pështy”.
Mery…
Ku e flake atë njeri?
Që të mbante në krahë si fëmijë?!
Kur u ktheve pas, ti më the,
Me ty qe edhe kur nuk i dhe.
Dashuritë e mëdha këtu nuk rrojnë,
Shpesh harrojmë t’i mëkojmë,
Qajmë e qeshim më pas si të marrë,
Tjetër fytyrë tregon zemra pasi është vrarë.