Përse e bëjmë kaq të vështirë?!
Çdo ditë dëgjojmë histori dhe përjetime nga më të ndryshmet. Duke filluar tek zhgënjimet, paragjykimet,dhuna,përdhunimet, kërcënimet dhe shumë më rrallë histori suksesi për femrat. Çdo ditë hasemi me meshkuj të cilët shprehin dëshirën për të patur në krah një femër të shkolluar ,të sjellshme ,një e cila di të gatuajë dhe po ashtu kanë edhe pretendime të çuditshme …e duan të mos ketë shoqëri dhe të mos fluturojë… Ende flasim për të drejta ekzistencialiste të femrës.
Mund të ma shpjegoni zotërinj të nderuar si mund dhe a mund të fluturojë njeriu?? Kur ka qënë fluturimi juaj i fundit dhe ku janë pendët tuaja? Sepse që të pretendosh të marrësh përgjigje për një pyetje të caktuar do të thotë se jeni të bindur për fenomenin . Nuk dua që të përgjithësoj të gjithë meshkujt por për fat të keq pres përgjigje nga pjesa dërrmuese e shoqërisë.
Kam dëgjuar dhe hasur pafund histori ku persona të ndryshëm të ofrojnë vende pune në kërkim të seksit . Padyshim që lëndoni pafund femra por jeni aq naivë ,të djallëzuar ,arrogantë dhe mbi të gjitha INJORANTË dhe nuk e kuptoni se keni probleme me veten. Keni probleme mendore ,konceptuale po ashtu dhe fizike. Nuk kam asgjë kundër një dashurie që mund të lindë në ambjentet e punës por sinqerisht më vjen shumë keq që në shoqërinë tonë ka kaq shumë meshkuj të paaftë! Të paaftë mendërisht dhe fizikisht sa shfrytëzojnë postet e blera për kënaqësi seksuale.
Ka kaq shumë gra të cilat dhunohen fizikisht dhe mendërisht . Shumë prej tyre e pranojnë dhunën për shkak të fëmijëve dhe nga hamendësimi se çfarë do të thonë të afërmit e personat e njohur e panjohur. Askush nuk ka të drejtë të gjykojë askënd ,por njeriu shfrytëzon aftësinë të cilën Zoti i ka dhënë për gjëra të pavlera. Nuk mundohen të pasurohen shpirtërisht por çdo ditë e më shumë vrerosin shpirtin e tyre.
Si mundesh të ngresh dorë mbi gruan tënde? Më keq akoma kur baballarët pranojnë dhunën mbi vajzat e tyre dhe nëse munden bëhen shkak debati mes çifteve me pretendimin se “Druri ka dalë nga xheneti”. Sa gjynah për ju ! Mesa duket preferoni të jeni dru i “zjarrit”.
“Nuk të bëj komplimente sepse të hipën vetja në qejf”. “Nuk të uroj për ditëlindje sepse do marrësh tjetër urim. “Nuk të bëj dhuratë sepse do të të dhuroj diçka tjetër në darkë”. Sa keq për shoqërinë e ditëve të sotme, që përveç problemeve kulturore ,njerëzore mendore kemi edhe probleme seksuale. Gjithçka mendojnë se rrotullohet rreth seksit.
Gaboheni të nderuar!
Hiqni dorë së martuari vajzat tuaja në moshë të vogël me persona të cilët nuk i njohin dhe nuk i duan! Dita kur qënia e tyre do marrë fund së ekzistuari për shkak se nuk ndjehen vetja dhe të vlerësuara është shumë e afërt . Të dashura vajza nëse jeni peng i një martese apo lidhjeje pa ndjenjë dhe nuk vlerësoheni ashtu siç ju mendoni se meritoni ,hiqni dorë! Divorci nuk është turp! Divorci është rezultat . Mos kini frikë ! Jini vetja! “Nuk janë gjatë për atë pune”. Kaq të paafta kanë qënë femrat në familjen tuaj?Nuk e bëni dot një grua tju dojë me ofendime, paragjykime,mosvlerësime, dhunë apo përdorje. Të gjitha ne kemi nevojë për dashuri, përqafime, pozitivitet, vlerësim, mbështetje, komplimente. Nëse na ofroni kaq pak, ne jemi në gjë të jemi përkrah jush duke bërë maksimumin tonë pëkrah jush. Hiqni dorë së qëni primitiv zotërinj të nderuar !Nëse nëna juaj do ndjehet krenare për ju , do jeni i mrekulluar . Nëse gruaja juaj do ju dojë do ndjeheni të përmbushur. Nëse motrat dhe vajzat tuaja ju shohin si idhull do ndjeheni të suksesshëm dhe të vlerë . Nëse shoqet tuaja ju vlerësojnë do jeni të lumtur. Por asgjë nga sa thashë më sipër nuk arrihet me gjykim dhe dhunë, por me pranim ,dashuri dhe mirësi. Ju përshëndes! Enxhi Drapi
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)











