Drejtor televizioni seksual
“Dashnin” time po lexonte
Ndërmend kalonte historitë e dashurisë
Pengjet e rinisë, në rrokje gjente
E në zanore,kurthet e tradhëtisë.
Gegënishtja e tërhoqi që në të parin rresht
Në dukje ma vuri me pyetje retorike
Bashkëtingëlloret voziste me timbër të mefshtë
Më tha se nuk isha “vajzë klasike”.
Bëmat e rinisë po llomotiste në prag të pleqërisë
Propozimin për punë ktheu në tërheqje seksuale
Krejt normalitet më tha të papaguarën punë të nis
Mblodha rrokjet,rreshtat e talentin dhe u ktheva pa emisionin që të dhuronte “ÇARJE” morale!.. ( 16.06.2021)