28 September, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kryesore

Nga Engjëll Serjani: Organizata Botërore e Turizmit rendit Shqipërinë të katërtën në botë

by News Albania
September 6, 2022
in Kryesore
0
Nga Engjëll Serjani: Organizata Botërore e Turizmit rendit Shqipërinë të katërtën në botë
101
VIEWS
Share on Facebook

Engjëll SERJANI
Organizata Botërore e Turismit rendit Shqipërinë të katërtën në botë për performacën më të mirë turistike.

-Sipas ministres Mirela Kumbaro, gjatë muajve janar-gusht të vitit 2022, Shqipërinë e kanë vizituar mbi 5,6 milionë turistë të huaj.
-Llogariten 1,3 milionë turistë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2021 dhe 800 mijë më shumë se e vitit 2019 që është viti më numrin më të lartë të turisteve.
-Ndër shtetet me rritjen më të madhe të vizitorëve janë: Spanja, Greqia, Holanda, Franca, Polonia, vendet nordike dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Organizata Botërore e Turizmit vlerëson Shqipërinë për performancën më të mirë të rikthimit të turizmit në periudhën post-pandemi janar-maj 2022, duke e renditur në vendin e katërt në botë, pas ishujve US Virgin Islands dhe Sint Maarten të kontinentin amerikan që ndodhen në Karaibe dhe pas Republikës Moldave në Europë.
Lajmin e ka bërë të ditur italianja Alessandra Priante, drejtore rajonale e Departamentit për Europën në Organizatën Botërore të Turizmit (UNWTO), e cila sëbashku me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit zonjën Mirela Kumbaro, u bënë pjesë e debatit të hapur organizuar në Gjirokastër nga Check-In Fest me temë diskutimin e diversitetit, trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin e turizmit.
Sipas statistikave të publikuara nga Organizata Botërore e Turizmit për destinacionet turistike me performance më të mirë për periudhen janar-maj 2022, krahasuar më të njëjtën periudhe të para pandemisë (janar-maj 2019), Shqipëria ka regjistruar një numër turistësh 11% më të lartë.
Rendija e Shqipërinë në vendin e katërt në botë për rimëkëmbjen e sektorit të turizmit, përsa i përket flukseve ndërkombëtare në periudhën post-pandemi, të krahasuar me numrin e turistëve të periudhës para fillimit të përhapjes se COVID-19, është në sinkron me statistikat e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Sipas ministres Mirela Kumbaro, gjatë muajve janar-gusht të vitit 2022, Shqipërinë e kanë vizituar mbi 5,6 milionë turistë të huaj. “E thënë ndryshe, janë 1,3 milionë turistë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2021 dhe 800 mijë më shumë se e vitit 2019 që është viti më numrin më të lartë të turisteve. Ndër shtetet me rritjen më të madhe të vizitorëve janë: Spanja, Greqia, Holanda, Franca, Polonia, vendet nordike dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, nënvizoi Kumbaro.
Në panelin e debatit të hapur, organizuar nga Check-In Fest me të ftuar specialë ku u diskutua rreth përmirësimit të cilësisë së shërbimit turistik, ministria Mirela Kumbaro theksoi se: “Këto suksese të njohura edhe ndërkombëtarisht nuk duhet të na bëjnë të flejmë mbi dafina. Përmirësimi i cilësisë së shërbimit turistik, mjedisi i pastër dhe trainimi i burimeve njerëzore në këtë aktivitet ekonomik me karakter prioritar, kërkojnë kujdes dhe përsosje të vazhdueshme”, theksoi ajo. Sipas saj, rritja e kapaciteteve akomoduese dhe shtrirja e aktivitetei gjithëvjetor duhet të mos na gjejë të papërgatitur për të përballuar flukset në rritje te vizitoreve dhe turisteve.
Panel i kësaj veprimtaria i përbërë nga vetë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, nënkryetarja e Bashkisë Gjirokastër Esmeralda Llongo, gazetarja e njohur Rudina Xhunga, ekspertja italiane e turizmit Stefania Vizzaccaro dhe on live, zonja Alessandra Priante drejtore Rajonale e Departamentit për Europën në Organizatën Botërore të Turizmit (UNWTO) u ndalën edhe në domosdoshmërinë e organizimit të veprimtarive kulturore dhe argëtuese gjithëvjetore. Eksperienca të tilla si në katër ditët veprimtarisë kulturore Check-in Fest të mbushura me aktivitete të larmishmë kulturore duhet të përfshihen në kalendaret vjetore të qyteteve me orjentin turistik si Gjirokastra, me potenciale të trashëgimisë kulturore dhe destinacione të larmishme turistike.
Aktivitetet e Check-In Fest organizuar me logon “Zbulo Gjirokastrën që nuk e njeh!” në katër ditët përfshinë koncerte live, shfaqen e filmave më të fundit e Dokufest, Street Party në rrugët e kalldrëmta të pazarit, vizita në krahinat e Lunxhërisë, Antigonesë, Libohovës dhe Dropullit, shëtitje në natyrën dhe malet piktoreske me guidat e organizuara nga Check-in Hiking.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Vrasja në Dukagjin, policia shpall në kërkim 4 persona të dyshuar si autorë

Vrasja në Dukagjin, policia shpall në kërkim 4 persona të dyshuar si autorë

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Vrasja në Dukagjin, policia shpall në kërkim 4 persona të dyshuar si autorë

Vrasja në Dukagjin, policia shpall në kërkim 4 persona të dyshuar si autorë

September 28, 2023
Moti për ditēn e sotme

Moti për ditēn e sotme

September 28, 2023
Lajm i fundit: Kërcet arma në Malësinë e Madhe, një i plagosur

Lajm i fundit: Kërcet arma në Malësinë e Madhe, një i plagosur

September 27, 2023
Lajm i fundit, tronditet Dukagjini: Vritet babai, plagoset djali

Lajm i fundit, tronditet Dukagjini: Vritet babai, plagoset djali

September 27, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In