Nga Engjëll Serjani:
Lugina e Drinos e asfiksuar nga retë e rërës sahariane.
Lugina e Drinos në Gjirokastër prej 3 ditësh është mbuluar nga rè të dëndura pluhuri të ardhura nga hapësirat dunave të rërës sahariane të Afrikës. Kjo situatë e jashtëzakonshme e valëve të nxehta dhe të ngarkuar me grimca rëre, ka shkaktuar probleme të shumta në jetën e banorëve, të bimeve dhe kafshëve.
Burime informacioni nga strukturat monitoruse mjedisore të administratave të qeverisjes vendore të rajonit jugor bënë të ditur se ndotja e atmosferës ka ardhur duke u rritur. Mesditën e së martës ndotja arriti në një nivel ku retë e pluhurit saharian nuk lejonin pamjen e kreshtave dhe shpateve te maleve përreth luginës.
Problemet shendetësore kanë përfshirë sidomos personat me sëmundje kronike të rrugëve të frymëmarrjes, alergjiket, të moshuarit dhe fëmijët.
Dëmet më të mëdha konstatohen në parqet e bletëve, kopetë e bagetive të imtave, shpendëve, të perimeve dhe si dhe të vreshtave. Bletërritësit thonë se prej vitesh nuk është konstatuar një shkallë kaq të lartë ndotjeje dhe me pasoja në paparashikuara ne mbarështimin e bletëve
E.s.