Nga Engjëll SERJANI
Libra për të burgosurit. Nismëtarja e dhurimi të librave në burgje merr vlerësime dhe mirënjohje.
Një veprimtare e shoqërisë civile prej 3 vjetësh ka ndërmarë një lloj bamirësie të pazakontë duke dhuruar libra për të dënuarit në burgjet e Shqioërisë.
Kryetarja e shoqatës “AlbAccess Open” është angazhuar në pasurimin e bibliotekave të burgjeve me libra, mjete didaktike, dhe krijimin e mundesive për promovimin mes të dënuarve të librave të autorëve vendas dge të huaj.
“Shoqata “AlbAccess Open” të cilen unë drejtoj prej 3 vjetësh ka ndërmarë misionin e futjes së literaturës artistike, historike, letrare, shkencore dhe enciklopedike në burgje, pasi ne jemi të bindur se këta njerëz që vuajnë dënimin të izoluar në institucionet e vuajtjes së dënimit kanë më shumë se kushdo të lexojnë, jo vetem per të kaluar kohë e dënimit, por edhe për të reflektuar ndaj veprave penale për të cilat ata janë dënuar” shprehet Enkeleida Z. Fejzo kryetare e shoqatës “AlbAccess Open”. Sipas saj, të dënuarit në burgje preferojne më shumë letërsinë memoristike, literaturēn artistike dhe ate historike.
Inisiativa e kësaj shoqate për pasurimin e bibliotekave në burgje është aktualisht njē nga veprimtaritë kryesore të misionit të saj bamirës qe tashme është shtrirë në disa nga burgjet e.vendit. Ky angashim i pazakontë ka gjetur përkrahje dhe është vlerësuar edhe nga institucione të ndryshme shte vleresuar me certifika falenderimi dhe mirënjohjeje sikurse ështe rasti i vlerësimit nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Një vlerësim të veçatë me çertifikatë mirënjihjeje ka marrë kryetarja e shoqates “AlbAccess Open” Enkeleida Z. Fejzo nga nga Elma Rama, drejtore e Bibliotekes Publike “Shefqet Musarai” në Vlorë. Lidhur me këto vlerësime Enkeleida shprehet me modesti se falenderimi dhe mirënjohja për këtë veprimtari ështē njē nxitje dhe njē rast për njē bashkëpunim më të ngushtë me bibliotekat publike për t’i përfshirë ato në qarkullimin e librit edhe në këto institucione të vuajtjes së dënimit.
Lidhur me këtë veprimtari simbolike, vetë drejtoresha e Bibliotekes Publike “Shevqet Musarai” thotë se: “Një libër i dhuruar një të burgosuri është një akt fisnik, pasi leximi i tij do t’u shërbejë këtyre njerzve, jo vetem për kalimin e kohës dhe pasurimin me dije, por edhe nxitjes komunikimin me mjedisin e jashtëm, reflektimin ndaj veprimeve penale që i kanë izoluar ata në burg”.Kësisoj, sipas zonjës Elma Rama, një kontribut sado i vogël në këtë drejtim, është një vlerë shumë e madhe dhe se “… kush dhuron një libër dhuron një trëndafil dhe ne së bashku mund të bëjmë shumë e më shumë.
Misone të tilla kanë nevojë për nxitje dhe bashkepunim pasi libri është udhërrëfysi më i mirë drejt kulturës dhē humanizmit.
Zonja Elma Rama, në emër të stafit të Bibliotekes Publike “Shevqet Musarai” falenderi Enkeleida Fejzon për inisiativën e saj fisnike dhe premtoi një bashkëpunim më të ngushtë në drejtim të qarkullimit të fondit të literaturës edhe ne institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.














