Nga Engjëll Serjani
Kujtesë që merr shkak nga Dita Botërore e Fjalës së Lirë.
Dita Botërore e Lirisë së Fjalës, êshtë njê moment reflektimi në vlerësimin e punës së kolegët e mi gazetarë të shtypit lokal.
Shtypi, gazetaria, media, ka lindur fillimisht si nevojë informimi në zonat periferike. Më pas media u trasformua në një fenomen “metropolitan”, por edhe në kë rast ajo jepte dhe merrte informacion nga periceria dhe për periferinë.
Media shqiptare aktualish jeton epoken diçitale. Por, sidoqoftë mbijeton në njē situatë kaotike dhe brenda këtij kaosi media lokale pothuajse është krejt inegzistente.
Si gazetar dhe si botues i disa gazetave, në këtë ditë të shënuar urimi im personal shkon për kolegët me të cilët kam bashkëpunuar ngushtë, sidomos në botimin e gazetave lokale: Dita Jug, Dita Gjirokastër, JON, Përmeti Multikulturor, ISO-Polifonia, Festivali Folklorik Kombëtar, etj,. Falenderoj kolegët: Gentiana Brahimi, Albana Allushi, Thoma Nika, Odise Kote, Blerin Kore, Ilirjan Lluri, Niko Mihali, Kristaq Xha, Murat Memalla, e dhjetra të tjerë që me penën e tyre ndriçuan faqet e këtyre gazetave që tashmë kanë hyrë në historinë e shtypit të shkruar shqiptar. Gjithashtu, shpreh sot mirenjohje për të gjithë ata persona që kontribuan për faqosjen dhe tipografinë e ketyre gazetave: Florjon Serjani, Zylyftar Plaku, Kliti Proko, Lindita Rumani Lani, Telnis Skuqi, Spiro e Enej Mijo, Mirenjohje të veçantë për ata gazetarë e bashkëpunëtorë që janë ndarë nga jeta: Jorgo Zhonga, Maliq Lila, Llazi Prillo. Sokrat Papadhopulli, Panajot Vasili, Nuri Kokalari, Kastriot Shehdadi. që lanë gjurmët e kontributit të tyre të shdritshëm në këto gazeta me profil lokal e qytetar.
Nuk mund të le pa përmendur sot kolegët gazetarët viktima të dhunës së verbër, që u rrahë barbarisht, u dënuar, u pushua nga puna sepse nuk bëjnë kompromis për të vërtetën.
Në Ditën Botërore të Fjalës së Lirë, respekt e mirënjohje për të gjithë gazetarë shqiptarë që sjellin të vërtetën në media.