12 November, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kulturë

Nga Engjëll Serjani: Hymni për lirinë dhe miqësinë

by News Albania
25/03/2022
in Kulturë
0
Nga Engjëll Serjani: Hymni për lirinë dhe miqësinë
178
VIEWS
Share on Facebook

Nga Engjëll SERJANI
Hymni për lirine dhe miqësinë.

(Opinion rreth përkthimit në shqip nga Arqile Garo të poemës “Hymn për lirinë” të Poetit Kombëtar Grek Dhionisios Sollomos, poemë prej së cilës ka lindur Hymnit Kombëtar i Greqisē).

Duke marrë në dorëshkrim përkthimin në shqip nga miku im Arqile Garo të poemës epike “Hymn për lirinë” të poetit kombëtar grek Dhionisios Sollomos, mbeta dyfish i mahnitur, nga Solomos dhe nga Garo. Deri në këtë moment Solomos ishte i panjohur për mua dhe me këtë poemë më ngjau sikur e kisha njohur më herët vargun e tij, ndërsa e kundërta ngjau me të njohurin tim të hershëm të rinisë, Garon, që në përkthimin e kësaj poeme ishte befasues dhe krejt “i panjohur” për mua.
Gjatë gjithë jetës sime kam lexuar letërsi të përkthyer nga gjuhë të tjera, por rallë herë e kam vrarë mendjen për vështirësitë dhe sakrificat e përkthyesit për të na sjellë në gjuhën tonë një vlerë letrare që është krijuar në një gjuhë tjetër. Për të na bindur se ka dy lloj përkthimesh, përkthim fjalë për fjalë dhe përkthim përtej tekstualitetit në përshtatje me ngjyrimet e gjuhës në të cilën shprehesh, Ciceroni, që njihet si një nga përkthyesit me të lashtë, na thotë se: “Përkthimi është si një grua: nëse është e bukur, është e pabesë, nëse është besnike – nuk është e bukur”.
Habia ime përballë Dhionisios Sollomos-it dhe Arqile Garos ishte e dyfishtë, ndoshta edhe nga guximi dhe përgjegjësia e dyfishtë e që ka marrë përkthyesi për të ruajtur autenticitetin e gjuhës së poetit të madh të rilindjes greke, por njëhohësisht për ta përciellë atë në nëpërmjet imazheve më të spikatura të gjuhës shqipe.
Nuk jam njohës i mirë i gjuhës greke që të bëj vlerësim krahasimor të përkthimit të kësaj kryevepre, hyrja e së cilës ose më saktë njëzetë e katër strofa, dy prej të cilave këndohen në raste evenimentesh kombëtare, është përzgjedhur dhe përben Hymnin Kombëtar të Greqisë dhe është kënduar me emocion nga breza të tërë të popullit grek. Mua më mjafton që, duke e lexuar atë të përkthyer në shqip, më ngjau sikur Solomos e kishte shkruar atë në gjuhën time.
Duke i rezervuar vetës të drejtën për tju rikthyer vlerave të këtij përkthimi, do të dëshiroja të ndalesha pak tek një aforizëm i Pushkinit për përkthyesit, të cilët ai i konsideron “kuajt e postës së qytetërimeve”. Inisiativa e Arqile Garos për të sjellë në shqip “Hymnin e Lirisë”, që përmbush njëheri edhe misionin e shënjtë të këngës simbolike zyrtare të kombit grek, pikërisht në vitin e njëqindvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, është një akti i guximshëm dhe kuptimplot. Poema-hymn e Dhionisios Sollomos, poet qe renditet plot dinjitet në plejadën e zotave të fjalës poetike greke, si Kalvos, Pallamas, Kavafis, Seferis, Ricos, Elitis, etj, që përbëhet nga një zinxhir i gjatë metaforik, shoqëruar me një ekspasion dhe revoltë të brendëshme shpërthyese, është shkruar në prag të revolucionit grek të vitit 1821, dhe në një vështrim të përgjithshëm, ajo ka shërbyer si kushtrim dhe burim frymëzimi edhe për të gjithë ata luftëtarë shqiptarë që kontribuan pa rezerva dhe u flijuan në frontin e një lufte të përbashkët me luftëtarët grekë. Koha dhe situata luftarake kur është shkruar kjo poemë në Greqi ngjan “mota-mo” me atë të kryengritjes antiosmane të popullit shqiptar në fillim të shekullit të kaluar që u kurorëzua më pavarësinë e vendit. Do të mjaftonte referenca tek dy strofat e para të poemës për të na bindur për këtë të vërtetë:

“Unë të njoh nga tehu i shpatёs
që mbjell tmerrin në shkëlqim,
nga buçima e shtërngatës
qё çan tokën me rrëmbim.

Dalёnga eshtrat stёrgjyshore
bekuar me shënjtëri,
si dikur e mё burrnore
mirёsevjen, ti moj Liri!”

Duke u ndalur më tej në faktorët jashtëletrarë të përkimit historik dhe botimit në dy gjuhë njëkohësisht të “Hymnin e Lirisë”, mendoj se përkthyesi Arqile Garo ka dashur të ngrejë një urë lidhëse, dhe një hymn të ri human dedikuar miqësisë dhe respektit të ndërsjelltë mes fqinjëve të lashtë.
Kjo poemë epiko-legjendare e Dhionisios Sollomos-it, është publikuar në periudhën kur në Europë nisën të popullarizohen hymnet kombëtare si gjetje orgjinale letraro – muzikore të shpirtit të popujve. Etnomuzikologu shqiptar Prof. Dr. Vasil S. Tole shkruan se: “Muzikologjia daton si të parin hymn atë të Holandës, hymn i cili i përket vitit 1572 – “Wilhelmus van Nassouwe”. Ndërkohë, hymni me fjalët më te vjetra në origjinë i përket hymnit japonez, rreth shek. IX, tekst i cili rrjedh kryesisht nga folklori. Po në këtë arsyetim, hymni më i gjatë në ekzekutim është “Marcha de la Patria”, i Argjentinës kompozuar nga Blas Parera në vitin 1813, ndërkaq hymni kombëtar me më shumë vargje është ai i Greqisë”. Sipas tij, historia e formimit të hymneve kombëtare është e ndryshme në vende të ndryshme, por ajo që kanë të përbashkët të gjithë këto këngë – simbole është fakti që ato të gjitha kanë një rol kryesor në historinë e një vendi. Nëpërmjet këtij përkthimi në shqip dhe këtij botimi dygjuhësh, ne, lexuesit shqiptar kemi përfituar, jo vetëm kontaktin me poezinë gjithë sens të lartë atdhetar me vargje të gdhëndur të tipit “bombë dhe flamur”, krijuar prej poetit kombëtar grek Dhionisios Sollomos, por edhe historinë e Hymnit Kombëtar të Greqisë.
Fuqia e perëndishme e vargut monumental sollomosjan, nëpërmjet shqipërimit plot kolorit djalektor, gjallëri dhe natyrshmëri të Garos, në këtë njëqid vjeçar të mëvehtësisë së shtetit shqiptar, është jo vetëm një magjepsje nga mjeshtëria e këtij skulptori të fjalës dhe vargut, por edhe një kujtesë dhe shkundje nga marrëzitë e globalizmit të kohës që na ka pushtuar.
Duke u fokusuar sërisht në vlerat e përkthimit të Garos, mund të pohoj me bindje se ashtu si çdo përkthim, shqipëruesi ynë e ka konsideruar punën e tij të mundimshme si një proces krijues dhe ndonse nga përkthimet e tij të para të botuara nuk është aspak e vështirë të konstatosh njohjen e thellë të shqipes, përzgjedhjen e sinonimeve, individualitetin e përkthyesit, respektimin e tipareve autentike të krijimtarisë së autorit, “krijimin” emocional dhe artistik të shqipërusit mbi origjinalin.
Lexuesi shqiptar i detyrohet shumë sakrificave dhe punës këmbëngulëse të shqipërusit Garo, që në këtë qasje dygjuhëshe është duke shkëputur shkëndija të metaforave të burimit grek nga Sollomos, për të ndezur zjarrin e perëndive në dobi të një gjuhe tjetër që është një shqipe që ndriçon komunikimin mes autorit dhe lexuesit.
Shoqëria e sotme njerëzore nuk mund të kuptohet dhe zhvillohet pa komunikimin dhe prurjet e panumërta letrare nga një drejtim në tjetrin. Prandaj Umberto Eco thotë se zanati më i vjetër në botë nuk duhet të jetë ai që është menduar deri tani. “Zanati më i vjetër në botë është ai i përkthyesit, i cili u bë i nevojshëm qysh me lindjen e gjuhëve: nevoja për të dhënë e për të marrë, sikundërse mbetet… një profesion që i përket të ardhmes”.
Hymnet janë këngë të shenjtëruara të popujve, që lezetin dhe vlerën e kanë kur jetojnë gjatë dhe kur përcillen gojë më gojë, jo vetëm brenda një kombi, por edhe nga një komb tek një tjetër. Duke u njohur me poemën nga ku lindi Hymni Kombëtar i Greqisë, lexuesit shqiptar i vjen ndërmend historia e mundimshme e Hymnit të Flamurit. Ishte Lasgush Poradeci që përshkroi historinë e përcielljes gojë më gojë të himnit nga kolonia shqiptare e Bukureshtit në vitin 1908 me anë të atdhetarëve Tashko dhe Hilë Mosit të cilët i konsideron mbartës të një mesazhi të madh për kombin.

“Rreth flamurit të përbashkuar
Me një dëshir’ e një qëllim,
Të gjith’ atij duk’ ju betuar
Të lidhim besën për shpëtim”.

Këto janë vargjet e strofës së parë të poezisë së shkruar në vitin 1908 nga Asdreni që më pas morën atributin e Hymnit Kombëtar të Shqipërisë. Dhe përqasja e historisë së dy hymneve të dy popujve fqinjë më të vjetër të rajonit është është mëse e dallushme, të dy janë krijuar e kënduar në prag të lirisë. Kjo qasjendoshta është edhe një nga motivet që ka nxitur Arqile Garon për të përkthyer dhe publikuar në dy gjuhë poemën që u bë djepi i Hymnit Kombëtar të Helenëve.

Gjirokastër, qershor 2012

Fotot: Siper Arqile Garo, në mes gazetari Engjell Serjani, ne fund kopertina e librit

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

08/04/2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Rama takim me ambasadorët e BE në Kryeministri, të pranishëm edhe Gonzato, Spiropali dhe Pirdeni

Rama takim me ambasadorët e BE në Kryeministri, të pranishëm edhe Gonzato, Spiropali dhe Pirdeni

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Rama takim me ambasadorët e BE në Kryeministri, të pranishëm edhe Gonzato, Spiropali dhe Pirdeni

Rama takim me ambasadorët e BE në Kryeministri, të pranishëm edhe Gonzato, Spiropali dhe Pirdeni

12/11/2025
Investimet që kanë transformuar kryeqytetin, Veliaj: Tirana, nga qytet i izoluar në qendër turizmi, kanë ndryshuar realitetin dhe vlerën e pronës

Veliaj i kërkon leje SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve për t’u takuar me monitoruesit e Kongresit të Autoriteteve Vendore të KE

12/11/2025
Atentati në Rinas ku u plagos efektivi i policisë, pezullohet zinxhiri komandues i strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale

Atentati në Rinas ku u plagos efektivi i policisë, pezullohet zinxhiri komandues i strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale

12/11/2025
Akuza për korrupsion, GJKKO jep vendimin për tre zyrtarët e ministrisë së Mjedisit

Akuza për korrupsion, GJKKO jep vendimin për tre zyrtarët e ministrisë së Mjedisit

12/11/2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In