E pazakontë: Një akademik dhe shkencëtar promovon librin autobiografik në oborrin e Teqesë së Turanit në Tepelenë.
Nga Engjëll Serjani
Profesor dhe Akademiku i njohur Et’hetem Ruka rikthehet në Teqen e Turanit për të promovuar librin e tij autobiografik “Rikthim në vendlindje”.
Natyrisht një promovim krejt i pazakontë, inisiativa dhe dëshira për ta lançuar librin e tij nē oborrin e njē teqeje bektashiane. Profesor Hetem Ruka është rikthyer sot në fshatin e orgjinës në Turan të Tepelenës për të promovuar librin e tij autobiografik “Rikthim në vendlindje”.
Mandej, akademikë, profesorë, deputetë, fetarë, baballarë e dervishë, bashkëfshatarë nga Turani, Dukajt, Salaria, Dhëmblani, etj., bashkëbiseduan shtruar në oborrin e Teqes Bektashiane të Turanit, vendin ku historikisht janë zhvilluar dhjetra kuvende burrash të Labërisë.
Në fakt, besimi, dija dhe shkenca kanë bashkëjetuar dhe bashkëudhëtuar qysh nga zanafilla e jetës njerëzore. Besimi dhe dija kanë ushqyer njera tjetrën, ndryshe nuk do të kishtë spiegim zhvillimi dhe progresi njerëzor. Veçanërisht besimi bektashizmi, per Fe dhe Atdhe, për Zot e për Komb, për bedim e dije, kanë dhënë kontribute të vyera.
Këtë të vërtetë e dëshmoi edhe ky promovim, i cili sipas Kryegjyshit Dede Edmond Brahimaj, i pranishëm në këtë veprimtari, rikthen Hetem Rukën në oborrin e teqes ku është rritur.
Libri i Profesor Rukës për vendlindjen dhe fëmijërinë, sipas poetit dhe publicistit Aleksandwr Çipa, është njëherësh një udhëtim mendor i peshuar prej dashurisë dhe mallit, prej dëshirës dhe betimit, prej amanetit të përcjellë përmes një akti vijues mistik prindëror dhe ndërgjegjes fenikse të djalit të visit për visin-vendlindje. Tekstit i këtij libri, shprehet Çipa, është version tjetër plot dashuri, por jo me poezi, i vëllait të vogël, poetit të famshëm sot dhe në të ardhme, Petrit Ruka, per tē cilln pjesëmarrësit mbajtën një minutë heshtje
Ky libër monografik në një farē mënyre është një mënyrë e shprehjes së dashurisë për vendlindjen nëpërmjet ndodhive dhe kujtimeve tē viteve të fëmijërisë.
Vetë autori Hetem Ruka thotë se e ka si amanet prej të madhit Dritëro Agolli që këto lloj botimesh autobiografikë kërkojnë thjeshtësi dhe vërtetësi. Ndryshe dështimin e ke të sigurt. Prandaj autori sjell episode dhe histori të përshkruara me modesti, thjeshtësi dhe vërtetësi. Na e sjell Turanin me realizëm dhe elegancë, me butësi dhe estetikë, me një finesë elitare. Zëri i butë i naracionit të Hetemit për vendlindjen vjen episod pas episodi dhe në përmbajtje të tij ndihen finesë tē njëjtë si në lirikat poetike tē vëllait më të vogël, poetit Petrit Ruka.
Profesor Tonin Gjura, duke marrë fjalë tha se e ka mahnitur pejsazhi fantastik i Labërisë, panoramën lirike dhe epike të saj mund ta zbulosh me lehtësi edhe në librat e vēllezërve Ruka.
Vlerësime për këtë botim u bēnë edhe nga oratorē të tjerë si: kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi, Dervish Mikeli, Sheh Hysen Hormova, kryetari i Shoqatës Atdhetare Laberia Ago Nezha dhe Golik Jaupi, kengetari legjendë i grupit polifonik i Bençes. Libri hapet me një parathënie të poetit dhe publicistit Aleksander Çipa.
Autori i librit “Rikthim në vendlindje” Profesor Hetem Ruka falenderoi një për një të gjithë ata persona që kontribuan në përgatitjen për botim të këtij libri, shokët turanas të fëmijërisë, pjesëmarësit në promovimin e librit dhe Teqene e Turanit për bujarinë e saj.