Shkolla po pret, qeveria po vret .
Shtatori po vjen përsëri, por ndryshe nga sa jemi mësuar ne. Mbaj mend që vitin e kaluar në të njëjtin muaj, në javën e dytë të gushtit, shihja fëmijët që fillonin të mendonin çfarë librash do kemi, kush është mësuesi im i ri, çfarë drejtimi do të marrë pas përfundimit të shkollës dhe fëmijët e vegjël që ulen për herë të parë në bangat e shkollës, nxisnin prindërit e tyre që të kishin veshjet më të bukura në ditën e parë të shkollës, por ky vit po më duket i heshtur, i frikshëm, pa zërat kumbues të femijëve. Prindërit po mundohen të llogarisin se si do ta përballojnë mësimin online dhe çfarë drejtimi do marrë femija i tyre. Fëmijët nuk po bëjnë dot ndarjen se janë pushim apo në shkollë. Ministrja duhet të jetë e lumtur që këta breza po i lë pa shkollë. Më vjen keq për fëmijët dhe mësuesit që sot nuk mund të shpalosin dijet e tyre. Më vjen inat me popullin që fle… A thua, nuk janë fëmijët e tyre?!
“Unë jam shkolla”- bërtet një jehon në zemrat e fëmijëve, -“sdua mësim online, dua bangat e shkollës, dua ambjent social jovirtual, ti nuk ke të drejtë të vrasësh të ardhmen time”. Zgjohuni, reflektoni sepse qeveria po vret. Ejj, shkolla po na pret!! Hapni rrugën zonja Ministre, na lini të arsimohemi!