Sa transparente është qeveria Rama në shpenzimet për ndërtimin e shtëpive të tërmetit dhe për menaxhimin e situatës të COVID-19?
Bazuar në ligjin e transparencës dhe informimit, me nenin 7 të ligjit me numër 119/2014, kërkoj nga Kryeministri të bëj transparencë të të gjitha shpenzimeve që ka bërë në lidhje me këto dy situata dhe çfarë ka ndodhur me këto fonde. Pas ndodhjes së tërmetit famëkeq, shumë familje mbetën dhe janë rrugëve. Por çfarë iu premtoi Rama dhe Ahmetaj? Në 26 Nëntor 2019, Rama premtoi se të prekurit do të bëhen me shtëpi të re brenda 2020 dhe banesat paraprake do të ishin në funksion brenda 6-muajve, por edhe sot ky proces është zvarritur. Na ndajnë vetëm 4-muaj nga përfundimi i 2020. Çfarë po ndodh dhe çfarë do të ndodh me këto familje? Ku është trasparenca qeveritare?
Kur u shfaq pandemia, Rama premtoi se virusi nuk do i ndalonte punimet për tërmetin, por nuk kam dëgjuar se çfarë ndodhi më tutje. Më 12 Maj, ky KM mashtruesi doli dhe pranoi se procesi për punimet e tërmetit i kishte vonuar pandemia. A thua se i intereson kjo!!!! Po ndihmat e dhëna nga donatorët e BE ku shkuan? Për çfarë u përdorën, dini gjë? Ma thoni dhe mua!!
A mund të pyetet Kryeministri dhe Ministri Ahmetaj se sa janë ndihmat e ardhura për këto raste dhe si po shpenzohen deri më sot?!!
Doni t’ju rikujtoj se sa ndihma u dhanë për Shqipërinë??!! Mbase dhe ky skizofreni jonë e ka harruar. BE dhe donatorët ndërkombëtarë kontribuojnë me 1.15 miliardë Euro për rindërtimin pas tërmetit në Shqipëri
FAKT. Totali përveç këtij fondi, shkon në 1.15 miliardë Euro.
Rreth 100 delegacione nga Bashkimi Evropian, Shtetet Anëtare dhe partnerët e tij, përfshirë organizatat ndërkombëtare dhe shoqërinë civile, u mblodhën sot në Bruksel në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve për të mobilizuar mbështetjen për Shqipërinë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen duke hapur konferencën tha: “Sot komuniteti ndërkombëtar u solidarizua me Shqipërinë. Një e treta e kontributit të përgjithshëm vjen nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet Anëtare të tij, përfshirë Bankën Evropiane të Investimeve. I gjithë Bashkimi Evropian u mobilizua për një vend që është në zemër të kontinentit tonë – dhe që shpresoj dhe jam e bindur se një ditë do të jetë gjithashtu pjesë e Bashkimit tonë. Populli shqiptar e di se i përket familjes sonë evropiane – tani më shumë se kurrë.”
Konferenca u hap nga Presidentja Von der Leyen; morën pjesë gjithashtu Kryeministri shqiptar Edi Rama, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe Kryeministri kroat Andrej Plenković.
Nga totali prej 1.15 miliardë Euro i mobilizuar sot, Bashkimi Evropian, përfshirë Komisionin, Shtetet Anëtare të tij dhe Bankën Evropiane të Investimeve njoftoi 400 milionë Euro për rindërtimin e Shqipërisë. Komisioni Evropian ka premtuar 115 milionë Euro nga buxheti i BE-së. Kjo përfshin një grant të parë prej 15 milionë Eurosh për të rindërtuar dhe rehabilituar ndërtesat kryesore publike siç janë shkollat, nënshkruar sot nga Presidentja Von der Leyen dhe Kryeministri Rama, për të mundësuar fillimin e shpejtë të mbështetjes në terren. Komisioni po i bën më tej një propozim Këshillit dhe Parlamentit për një shtesë prej 100 milionë Eurosh në grante nga buxheti i BE-së këtë vit për të mbështetur rehabilitimin dhe rindërtimin e ndërtesave publike dhe private, si dhe rimëkëmbjen e bizneseve të prekura.
Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim Olivér Várhelyi foli në emër të BE-së në prezantimin e vlerësimit të nevojave pas katastrofës dhe moderoi seancën e premtimit, ndërsa Komisioneri për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarčič prezantoi reagimin fillestar ndaj emergjencës.
Të dhëna
Më 26 nëntor 2019, një tërmet shkatërrimtar me shkallë magnitude 6.3 Rihter goditi Shqipërinë. 51 persona vdiqën, më shumë se 900 u plagosën, rreth 17.000 u zhvendosën përkohësisht, ndërsa tërmeti preku më shumë se 200.000 persona në 11 bashki. Mijëra ndërtesa u shkatërruan dhe u dëmtuan rëndë, përfshirë infrastrukturën publike dhe private, shtëpi, shkolla dhe struktura të kujdesit shëndetësor.
Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit u dislokuan menjëherë në vend pas aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian me kërkesë të qeverisë shqiptare pas tërmetit. Si rezultat, ndihma në natyrë dhe inxhinierët strukturorë u dërguan përmes mekanizmit, si dhe në mënyrë bilaterale, nga Shtetet Anëtare të BE-së dhe partnerët nga rajoni. Ekipi i Mbrojtjes Civile të BE-së ishte në Shqipëri nga 27 nëntori deri më 20 dhjetor 2019 dhe koordinoi reagimin ndërkombëtar.
Qeveria e Shqipërisë, Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore përgatitën së bashku një raport të vlerësimit të nevojave pas katastrofës, i cili u publikua më 5 shkurt 2020 për të mobilizuar komunitetin e donatorëve. Ai zbulon se ndikimi i përgjithshëm i katastrofës në 11 bashkitë e prekura arrin në mbi 980 milionë Euro dhe se do të duheshin afro 1,08 miliardë Euro për rimëkëmbje në të gjithë sektorët. Shumica e dëmeve të regjistruara janë në sektorin e banesave, ndjekur nga sektori prodhues (si biznesi dhe turizmi, bujqësia dhe trashëgimia kulturore) dhe sektori arsimor.
Për të udhëhequr rindërtimin e sektorit të strehimit, Qeveria e Shqipërisë, Banka e Zhvillimit e Këshillit të Evropës, Banka Evropiane e Investimeve, Komisioni Evropian dhe Banka Botërore kanë miratuar një sërë parimesh kryesore përmes një Deklarate të Qëllimit. Këto parime ofrojnë parametra për mekanizmat e financimit për të siguruar rindërtim të qartë, efikas, pjesëmarrës dhe transparent, duke mundësuar përgjegjshmëri dhe koordinim për fondet e kanalizuara dhe kontrollin e përmirësuar të cilësisë së ndërtimeve. Por çfarë u bë me këto 200 miliardë Euro 💶?
Ju kujtohet “Benka”, Ministri i 1.15 miliardë Eurove??? Përse askush nuk flet më për këto fonde?! Ministri i Financave Arben Ahmetaj me ndodhjen e fatkeqësisë u vu në dispozicion të gjurmimit të parave. Normalisht që për veten, kuptohet. Në 6 Mars, u shpreh se ka vënë në dispozicion 8.7 miliardë lekë për ndërtimin e shtëpive. Më 25 Mars, Benka dhe Edi dolën në TV, ku ndër të tjerat Arben Ahmeti u shpreh se kishte probleme te prokurorimet, ku na la të kuptojmë se puna dhe kompania nuk kishin për të filluar kurrë. Rama dhe Ahmetaj kanë kryer vjedhje katrastofale duke përdorur fatkeqësinë. Qeveria vret, virusi vret, populli pret. Zoti KM, a e dini se mund të ketë të infektuar me virus edhe aty ku ti i braktise, dërgo tamponë dhe çdo gjë nëse virusi është real. Eh, lëre se harrova fare se për ty, këta njerëz nuk ekzistojnë, apo mos vallë skizofrenia jote tëë ka bërë të harrosh dhe veten?
Po për borxhin publik, çfarë do më thoni?! A e dini sa është rritur?
Mbase ti nuk do që ta tregosh, por nuk rri dot pa e treguar. Ka shkruar në 11 miliardë Euro ose e thënë ndryshe, 93%.
Po këto kush do t’i shlyej i nderuar KM?
Boll vodhe, boll e more në qafë popullin o antishqiptar. Ki burrni vetëm njëherë. Bëj një të mirë popullit. Ballafaqohu me drejtësin.