“Ëndrra për një karrige”.
Gjithmonë ky titull më kujton shokun Koli që ëndërronte të bëhej drejtor. Ndryshe nga sa shfaqet filmi, unë e kam fjalën për shoqen Besa dhe shoqen Olgerta. Ministret dhe qeveria e tyre në ikje po mundohen të shkatërrojnë gjithçka, madje dhe konceptin e fjalës njerëzim. Ministrja dhe shoqja jonë Besa vendosi ta çoj deri në fund amanetin e shoqes së tyre Lindita, por ndryshe nga shoqja e saj, kjo tyryfyçk ministre vendosi të falimentojë çdo gjë që lidhet me emrin arsim. Në fillim mbylli degët, pastaj djepin e arsimit siç ishte qyteti i Elbasanit, rriti tarifat, dhe më vonë kinse vendosi t’i ulë, uli bursat, vështirësoi rrugën e maturantëve dhe në fund vështirësoi dhe rrugën e kandidatëve për mësues. Nuk kisha parë kurrë në jetën time që nëse merrje 100 pikë, në certifikat të shënohet 80 pikë.
Eh, kjo bëhet për të mos hyrë në punë ata që meritojnë! Nxënësit, studentët, kandidatët për punë i shoh të katandisur çdo ditë në rrugë dhe një rini e plakur pa ndonjë shpresë tek kjo qeveri. Por më e mira ndër injorantet është Ministrja e Shëndetësisë e cila po bën krimin më makabër ndaj popullit të saj. Më kujtohet se gjatë karantinës, Erjon Veliaj me urdhër të Olgertës kishte blerë varre për mosha të reja që pritej të vdisnin gjatë pandemisë. A nuk ju duket se diçka është planifikuar për të qenë këtu ku jemi sot?! Kjo situatë më kujton Hitlerin dhe ideologjinë e tij, Raca Superiore. Mendoj se këto dy ministret sidomos kjo e Shëndetësisë po gjejnë të gjithë mundësitë të shfarosin popullsinë e re, sepse pas rënies së Hitler Ramës, fati i socialistëve pretendohet të merret nga trekëndëshi Besa-Olgerta-Erjon. Ëndrra për këtë karrige i ka kthyer këto vemje në kanibal, kundër rracës dhe farës së tyre. Këto Kanibalë nuk do ndalen deri sa të kenë ngrënë kockat e tyre.