24 May, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga Enada Ciko: Edi Rama, një narcist “i dashruar” thellë me veten

by News Albania
July 25, 2020
in Opinion
0
22
VIEWS
Share on Facebook

Edi Rama, një narcist “i dashuruar” thellë me veten.

Nga ekspozita personale në Stamboll dhe takimi me presidentin Erdogan, tek shpërndarja e legalizimeve në Roskovec…, këto janë daljet publike të dy ditëve të fundit të kryeministrit Edi Rama. Ai shfaqet njëkohësisht si artist, si politikan në rangun e “lidërve globalë” siç i thoshte me gjësendi, kryeministri serb, Vuçiç dhe njëkohësisht në kostumin e udhëheqësit lokal që mund t’u japë zgjidhje halleve të popullit. Mania për protagonizëm e bën Edi Ramën të dalë nëpër ekranet televizive sa nga një cep i vendit, në ndonjë qoshe të botës.
Ai është figura që zë hapësirën më të madhe kohore nëpër televizione, me fjalime të gjata sa moraliste aq edhe kërcënuese “për ata që nuk zbatojnë ligjin” apo ndonjë media kritike.
Nëpër botë po shëtit së fundmi me ekspozitën personale të punimeve që ka bërë duke zhgarravitur në bllokun e shënimeve, kur takonte njerëz në zyrë.
Me këtë qasje, si i ndryshëm mes të barabartëve, ai po synon të tërheqë vëmendjen e të huajve. I ndryshëm, sepse nuk i pëlqen t’i heqin shenjën e barazisë me të tjerët. Ekspozitat pompoze janë një rast i mirë për këtë qëllim. Deri tani, vlerësime ka vetëm për pompozitetin me të cilin ai i organizon. Për pikturat nuk ka të dhëna se pëlqehen. Në takimet me liderë të huaj, ai përpiqet gjithnjë të dallohet . Kur nuk ka ekspozitë me vete, e tërheq vëmendjen nga vetja me batuta. Ai ishte “gaztori” në samitin e liderëve të Ballkanit që u mbajt nën kujdesin e kancelares Merkel. Për këtë u dallua. Kryeministrit të Shqipërisë i pëlqen të përflitet edhe për veshjen ekstravagante. Në disa takime në Kinë u shfaq një vit më parë me pantallona linoje. Në takimet zyrtare i pëlqen ta tërheqë vëmendjen me kravatat ekstravagante, plot fantazi e shumë të kushtueshme. E gjithë kjo i shërben qëllimit për të qenë me çdo kusht në qendër të vëmendjes. Ai duket i dashuruar thellë me veten. Nuk është i shtirur kur mendon se është piktor apo politikan i arrirë, apo edhe që vishet më me shije se të tjerët e rangut të tij.
Aq i dashuruar është pas vetes, saqë emrin e tij të shkruar me gërma të mëdha me ngjyra, të vendosur në murin e galerisë ku hapi ekspozitën në Stamboll, e ka vënë si “cover” në facebook. Një tjetër foto ku spikat emri i tij e ka titulluar si “Photo of the day”. ”Vetë ai paraqitet duke ecur kokëlartë poshtë emrit të shkruar me të madhe, si t’i kishte të gjitha punët në terezi“, siç i shkruan një nga ndjekësit në Facebook. Personalisht, kështu mund t’i ketë punët. Sidoqoftë, s’ka dyshim që atij i shijon vetja.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Prokurori i Përgjithshëm: Ja procedimet penale dhe arrestimet për veprat që prekin zgjedhjet e lira

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Prokurori i Përgjithshëm: Ja procedimet penale dhe arrestimet për veprat që prekin zgjedhjet e lira

May 24, 2025

Shkoi tek dentisti në Tiranë, vdes 63-vjeçari italian

May 24, 2025

Nga Adriatik Doçi: 7 gjëra të vogla nga ku duhet të nisë revolucioni i dytë berishist për votën e lirë!

May 24, 2025

Elbasan: I moshuari në gjëndje të mjerueshme, ha dhe fle rrugëve!

May 24, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In