14 May, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Editorial

Nga Emili Bibolli: Po ndodhin aq shumë gjëra të shëmtuara në këtë vend!

by News Albania
June 15, 2022
in Editorial
0
Nga Emili Bibolli: Po ndodhin aq shumë gjëra të shëmtuara në këtë vend!
71
VIEWS
Share on Facebook

Sa hëre dëgjoja prindërit, miq e familjarë të tregonin për periudhën e vështirë të regjimit autokrat gjatë së cilit kishin jetuar më gëzonte fakti që nuk u rrita në atë periudhë. Sot me keqardhje mund të themi se po shkojmë drejt të shkuarës. Kam shpresuar dhe menduar gjithmonë se një ditë vendi im do ndryshojë dhe do vishet nga petku i përmirësimit, e sot fatkeqsisht kjo jo vetëm që nuk po ndodh, po Shqipëria po vishet çdo sekondë me petkun e përbuzjes, shkatërrimit të vlerave e të gjithçkaje që na rrethon.

Po ndodhin aq shumë gjëra të shëmtuara në këtë vend, për të cilat jo vetëm nuk reagohet konkretisht nga populli, por reagohet vetëm virtualisht ose nuk reagohet aspak. Mjafton të shohim përsëri rritjen e karburantëve, rritjen e çmimeve të produkteve që konsumojmë, nivelin e korrupsionit, gjendjen e administratës shqiptare, mediat, drejtësinë e sidomos vendimin e fundit me hartën e re të riorganizimit të gjykatave dhe si gjithmonë pa harruar qershinë mbi tortë, promovimin e individëve pa integritet apo aftësi profesionale në çdo fushë të jetës.

Të gjitha këto janë normale kur populli shqiptar prej vitesh i ka dhënë politikës të drejtën të vendosë për gjithçka dhe nuk ka guxuar kurrë ti imponohet asaj. Arroganca e pushtetit duket se ka një rritje të frikshme kohët e fundit, çka edhe kjo është normale kur populli nuk reagon dhe opozita është inekzistente. Opozita tashmë e rrënuar nuk ngjall më asnjë shpresë dhe të kesh sot pritshmëri prej saj për ndryshim është afërmendsh ta mendosh.

Duket se dhe shpresa e fundit, populli dhe reagimi i tij, po shuhet gjithnjë e më shumë. Kjo shpresë nuk ka si të mos shuhet kur është evidente se ky popull vuan nga sindroma e Stokholmit, ndjen dhe zhvillon simpati për dhunuesin dhe pranon gjithçka prej tij. Prej vitesh pushteti ka abuzuar, ka shkatërruar pronën nuk ka patur asnjë reagim, ka futur duart në xhepat e shqiptarëve përsëri asnjë reagim, e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht përsëri asnjë reagim, e ka përçudnuar, lodhur, tallur, përbuzur, përdorur por reagimet nuk u panë kurrë, vetëm shqiptarë që rendin drejt qendrave të votimit për të votuar sërish dhunuesit. Le ti hedhim një sy historisë së popullit shqiptar. 500 vjet i pushtuar nga otomanët, rezistoi, e pranoi realitetin, u nënshtrua. Më pas periudha e regjimit diktatorial të Enver Hoxhës, populli përsëri e pranoi realitetin, nuk luftoi, u nënshtrua. Sot në kushte të tjera, populli i pafuqishëm në çdo qelizë të tij po ndjek përsëri të njëjtën rrugë. Protestat janë thjesht një koncept dhe sa më shumë populli bombardohet nga padrejtësitë dhe abuzimet aq më shumë hesht, dhe mbetet e gjitha në kuadrin e rrjeteve sociale. Kur përmend fjalën protestë i referohem reagimit qytetar e jo vandalizmave të orkestruara nga qesharakët e politikës shqiptare.

Shqipëria është kombi ynë, zot të Shqipërisë janë shqiptarët e jo politikanët. Politikanët janë të përkohshëm, vendi ynë jo. Është e dhimbshme të shohësh çdo ditë Shqipërinë teksa shpopullohet me plot shqiptarë që zgjedhin rrugën e emigrimit, është më e dhimbshme akoma të shohësh të rinj e të reja që largohen masivisht nga vendi i tyre apo në rastin më të keq qëndrojnë këtu dhe përpiqen të mbijetojnë të sfilitur e të pashpresë.

Edhe sa kohë do durojmë dhe pranojmë gjithçka nga politika e sotme shqiptare? Edhe sa kohë do u besojmë votën dhe do u japim atyre të drejtën që të bëjnë çfarë të duan dhe abuzojnë me ne? Edhe sa kohë do pranojmë të trajtohemi si kavie laboratorësh për egot e sëmura dhe përfitimet personale të politikanëve?

Pas çdo stuhie del dielli. Është koha të bëhemi të gjithë bashkë si komb. Duhet të fillojmë të duam veten, familjet tona, brezat e ardhshëm, e duhet t’u krijojmë atyre një të ardhme të mirë e të sigurt ,e jo ti braktisim siç po braktisim çdo ditë njëri-tjetrin. Tashmë e dimë se jeta është luftë dhe kjo duhet të shërbejë që të bëhemi më të fortë. E kemi potencialin ta çojmë vendin drejt të ardhmes e të mos lejojmë të na çojnë drejt të shkuarës, veçse duhet ta përdorim atë siç duhet e jo ta shpërdorojmë siç kemi bërë deri tani.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Zegjineja dhe Gaz Bardhi nuk u takuan në fushatë, në Kuvend do të jenë bashkë si kundërshtarë politik

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Zegjineja dhe Gaz Bardhi nuk u takuan në fushatë, në Kuvend do të jenë bashkë si kundërshtarë politik

May 14, 2025
Partia Mundësia denoncon tentativën për shpallje të pavlefshme të votave në KZAZ 40: U njoftua edhe ODIHR

Partia Mundësia denoncon tentativën për shpallje të pavlefshme të votave në KZAZ 40: U njoftua edhe ODIHR

May 13, 2025
Numërohen kutitë e para për kandidatët në Rrogozhinë/ Nga Partia Demokratike, më shumë vota marrin Lorenca Hoxha dhe Elton Roshi

Numërohen kutitë e para për kandidatët në Rrogozhinë/ Nga Partia Demokratike, më shumë vota marrin Lorenca Hoxha dhe Elton Rroshi

May 13, 2025
Operacioni në Elbasan/ SPAK del me njoftim zyrtar: 21 masa sigurie, 18 persona të arrestuar

Dosja “Toyota Yaris”/ SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela

May 13, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In