Pas nje debati qe pata dje, me mbeti ne mendje nje pyetje:
Çfare duhet te jete ne te vertete nje parti politike?
Ndoshta duhet te kthehemi pak te kuptimi i vete fjales.
Partite politike, ne thelb, nuk jane biznese. Jane organizata te njerezve qe bashkohen rreth ideve, vlerave dhe nje vizioni te perbashket, me synimin per te marre pjese ne qeverisjen e vendit dhe per t’i sherbyer interesit publik.
Por duket se, diku gjate rruges, kjo fryme eshte harruar. Ne shume raste, politika eshte kthyer ne nje lloj biznesi ku marredheniet, interesat personale, pozicionet dhe perfitimet kane zevendesuar idealet qe duhet te bashkonin njerezit.
Nje parti nuk duhet te jete nje strukture ku hyhet per nje vend pune, nje post apo nje perfitim. Duhet te jete nje hapesire ku njerezit hyjne sepse besojne ne diçka, sepse duan te ndryshojne diçka dhe sepse jane te gatshem te kontribuojne edhe kur nuk marrin asgje ne kembim.
Kur humbet ideali, mbetet vetem struktura.
Kur humbet parimi, mbetet vetem pushteti.
Ndoshta ajo që i mungon me shume politikes sot nuk eshte nje tjeter parti, por rikthimi i arsyes pse partite politike ekzistojne ne rradhe te pare: ideja, bindja dhe sherbimi ndaj publikut.
Po e mbyll me nje deklarate te Papa Franceskut ne 2017: “Politika eshte, mbi te gjitha, sherbim. Nuk eshte sherbetore e ambicieve individuale, e arrogances se fraksioneve apo qendrave te interesit.”
Fundjave te kendshme miq!














