14 November, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Sociale

Nga Elmira Rama: Gruaja, Zot i fatit të saj!

by News Albania
08/03/2022
in Sociale
0
Nga Elmira Rama: Gruaja, Zot i fatit të saj!
197
VIEWS
Share on Facebook

Gruaja, Zot i fatit të saj
Nga Elmira Rama
Për gratë, që në dukje, nuk kanë një motiv për të festuar të qënit grua . 8 Marsi njihet tashmë si festa e Gruas apo nga disa si
festa e nënës, por që në fakt është më korrekte të
njihet si Dita Ndërkombëtare e Gruas.
Kjo datë, për vetë origjinën, është një moment për të
kujtuar arritjet e gruas në çdo fushë, por edhe për të
folur për diskriminimin dhe për dhunën ndaj tyre. Ne gratë jemi buzëqeshja e Zotit dhe e natyrës , të
lindura e të përcaktuara si burimi dhe magjia e jetës.
Të zgjedhësh që të mos jesh pjesë e këtij kontributi të
natyrshëm zakonisht, nuk është zgjedhje. Por unë, nuk
doja të ndalesha në këtë aspekt .Nuk mendoj se ka grua që zgjedh pa një arsye të
fortë, të mos jetë bashkëshorte dhe nënë. Unë doja të ndalesha më shumë tek
paragjykimi ndaj këtyre grave. Patjetër që ëndrra e çdo vajze është të përcjellë
modelin familjar. Patjetër që nuk ka grua, e cila nuk dëshiron të jetë nënë , ta shoh
zemrën t’i jetojë edhe jashtë trupit të saj. Dëshira për të qenë nënë është instikti i
saj natyror, por jeta dëshmon se për shkaqe dhe arsye nga më të ndryshmet kjo
deshirë , kjo ëndër e çdo gruaje mund të mos realizohet. Gjërat në jetë ndodhin
ndryshe nga ç’i mendojmë, ndodhin pikërisht ashtu si nuk dëshirojmë, ndoshta për
fajin tonë, ndoshta për fajin e dikujt tjetër, apo ndoshta edhe per fajin e askujt. E
atëherë kjo do të thotë se gruaja ka humbur në gjithçka !? JO! Një grua arrin të jetë
në jetën e saj dhe në jetën e shoqërisë njerëzore shumë e më shumë, edhe nëse nuk
arrin të jetë bashkëshorte apo nënë. Ajo patjetër është një bijë e denjë , një qenie e
mrekullueshme e shoqërisë. Një grua ka gjithmonë tendencën të shikoj tek jeta dhe
njerëzit anën pozitive, një grua gjen gjithmonë diçka për tu kujdesur, një grua e
shikon bukurinë e jetës në shkëlqimin e syve të çdo fëmije, një grua është
gjithmonë dashuri që mbjell dashuri. Të jesh grua, në fund të fundit, është të dish
të qendrosh me forcë e dinjitet, të synosh pa u lodhur vlerat njerëzore. Mund të
jesh me një buzëqeshje në buzë e ndoshta me lot në sy, por kurrë e humbur. Nuk
mund ta zbuloj dot askush atë që fsheh një grua brenda saj, për të mos bërë të vuaj
askënd. Një grua edhe nëse nuk e ka fatin ta takojë shpirtin e saj binjak, edhe nëse nuk e ka fatin të përjetojë përvojën supreme krijuese, është Zot i fatit të saj dhe
mbetet pjesë e çmuar e shoqërisë. Gëzuar 8 marsin!

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

08/04/2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Mbledhja e dy qeverive/ Nis ceremonia në Romë, Rama pritet nga Meloni

Mbledhja e dy qeverive/ Nis ceremonia në Romë, Rama pritet nga Meloni

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Mbledhja e dy qeverive/ Nis ceremonia në Romë, Rama pritet nga Meloni

Mbledhja e dy qeverive/ Nis ceremonia në Romë, Rama pritet nga Meloni

13/11/2025
Mbledhja e përbashkët mes qeverive/ Kryeministri Rama mbërrin në Romë, ceremoni zyrtare nga Meloni

Mbledhja e përbashkët mes qeverive/ Kryeministri Rama mbërrin në Romë, ceremoni zyrtare nga Meloni

13/11/2025
Cili je ti që guxon të prekësh pasaportën e Ballukut? Berisha zbulon prapaskenat: Si u kërcënua prokurori nga Edi Rama, e qepi gojën, sepse duhej t’i hiqej vetë pasaporta

Ekzekutimi mafioz i Gilmando Danit, Berisha: Qeveria dhe mafia janë bërë një, ndodhi në zonën më të mbrojtur të shtetit mes policisë dhe FNSH

13/11/2025
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

13/11/2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In