Vrasja me dashje nuk mund të quhet pakujdesi.
Te vrasësh një shqiptarë familjarē e punëtorë, për xhiron ditore 100 euro qe ai kishte siguruar duke punuar gjithë ditën, është përtej kriminales.
Vrasje e dytë është kategorizimi i veprës penale si vrasje nga pakujdesia, nga ana e prokurores, një ish e punësuar e partisë në pushtet. Vrasja është vrasje me dashje, pasi vrasja nga pakujdesia dhe neglizhenca ēshtë që nuk kryen veprimet edhe pse parashikon pasojen, pra bënë pakujdesi apo neglizhencë, ndaj quhen vrasje pa dashje. Kjo lidhet me detyrën si të mjekut, të policit, prindit, shoferit etj.
Pakujdesia ne doktrinen juridike botërore lidhet me mos veprim në detyrë dhe rol që sjellë pasojë vdekjen, ndërsa këtu kemi të bëjmë me veprime me dashje që kishin motiv hakmarrjen, pse nuk pagoi gjobën.
Së pari familjaret t’i bëjnë urgjent kallzim penal prokurores për shpërdorim detyre. Kjo kategori prokurorësh ka mbushur burgjet, ku harxhohen miliona dollar për me mbajt brenda njerëz të pafajshëm dhe liron kriminel, pasi me atë akuzë ai do dali shumë shpejt nga burgu.
Nëse policia ka fshehur krimin kjo është kapje e saj nga bandat dhe kriminelët e lidhur me pushtetin.
Nëse njerzit rrugës e kanë lënë pa i dhënë ndihmë, kjo quhet vdekje humanizmit.