Bashkia e Himarës, një zonë absolute shqiptare, duhet ndarë midis Vlorës dhe Sarandës. Opozita shqiptare duke mbeshtetur një ekstremist shqiptar që shet veten si grek fallco dhe qe ka ide irredentiste dhe anti shqiptare, jo vetëm që beri autogolin e dytë ndaj vetvetes, por me këtë mëndje ajo nuk ka për të ardhur më kurrë në pushtet, se koha do ta zëvëndësoj me opozitë të re. Një e djathtë që bëhet palē me anti shqiptarët per interesat e veta, vetëm e djathtë që nuk është. Tavo duhet të bëj kujdes sepse nëse flirton me Athinën, prapa krahëve të të fortëve të vendit, Spaku e pret. Besoj se ai e di mirë këtë gjë dhe si me pervojë që është duhet të kuptojë se fitoren ja dha Labëria dhe jo Greqia. Partitë politike në atë zonë duhet të vendosin kandidate shqiptarë, ose ta ndajnë zonën midis Vlorës dhe Sarandës, se Greqia me zonën Dropull, Finiq, Himarë kërkon një zinxhirë lidhës toksor pēr pretendime në të ardhmen. Ky zinxhirë i krijuar nga klasa politike anti shqiptare e Tiranës, duhet thyer urgjentisht. Ata shqiptar që kanë shtetësi të dyfishtë, por që punojnë hapur për të coptuar vendin, duhet të shpallen non grata e mundesisht tu hiqet fare shtetesia me ndryshimet kushtetuese.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)