NDODH
Ndodh që drita na mungon në jetë,
E ne zhytemi në vorbullën e errësirës,
Ndodh që Dielli e humb
forcën dhe shkëlqimin
Në jetën e një njeriu,
Dhe ditët e jetës zbehtësisht
ndjekin njëra-tjetrën
Trishtas,
Dhimbshëm pa fund.
Ndodh që ajri mungon
E shpirti mpaket në ekzistencë mbytëse.
Ndodh që jeta mund të vazhdojë kështu deri në vdekje…
Një jetë e pajetë, e paemërt bulëzon
kështu pa mbarim…
Kështu ishte jeta ime
Përpara se të takoheshim bashkë.
Tashmë jeta ime,
Jeta e jetës time,
Pa të cilën nuk mund të jetoj,
Je ti….
Tiranë, shkurt 2023.