11 December, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga Edlira Devolli Leka: Pazaret e Qafë Pazarit

by News Albania
26/10/2022
in Opinion
0
Nga Edlira Devolli Leka: Pazaret e Qafë Pazarit
67
VIEWS
Share on Facebook

Pazaret e Qafë Pazarit.

Qyteti i gurtë i Gjirokastrës që në themelet e tij e ka patur të njohur pikën lidhëse të sokakëve, atë që quhet Qafa e Pazarit. Dy breza në Shqipëri u rritën duke e njohur e lidhur Gjirokastrën me diktatorin Hoxha. Pak ishin ata që dinin për Gjirokastrën nga ” Kronika në gur” e Kadaresë. Fare pak lexonin për sokakët e kalldrëmta, për Kalanë apo Qafën e Pazarit, për shtëpitë si minikështiella e shumëçka tjetër që ky qytet ofronte.

Shumica e njihnin nga sa partia trumbetonte, sikur gjithë gjirokastritët binin përdhe për Enverin. Mjaftonte kënga ” mirë se erdhe Enver djali, se për ty na mori malli” për të ditur aq sa i duhej partisë shtet dhe udhëheqësit diktator. Ai kthehej aty në vendlindje rëndë rëndë dhe shtrohej para dyerve të avllive me të moshuarit që sa nuk u ndalej fryma tek e shihnin. I bënte të gjitha këto pasi dhe qytetit të lindjes ja shfarosi gjithë elitën intelektuale.

Për dreq seç më erdhi në mend diktatura e diktatori, teksa në dy javët e fundit, dy udhëheqës, të kësaj epokës sharlatane, postkomuniste, Rama e Berisha, u lëshuan sokakëve të Gjirokastrës. Vetëm këngët “mirë se erdhe Edvin djali” e ” mirë se erdhe Sali djali” nuk u dëgjuan të kënduara me atë ison pleqërishte. Po që ngjanin tamam, siç dhe janë, minienverat e tranzicionit shqiptar dukej në cdo hap e në çdo fjalë.

Të dyve u digjej shpirti për Gjirokastrën, pa le gjirokastritët sa mezi kishin pritur t`i shihnin. U hidheshin në qafë, u shtrëngonin duart, i rroknin për beli, ndonjë zonjëz bënte kujdes të ua hiqte ndonjë pluhur a ndonjë qime nga këmishat e jelekët. Aq të mallëngjyer për udhëheqësit që na kanë sjellë në ditët ku jemi, në Shqipërinë që po boshatiset çdo orë, çdo ditë.

Njësoj si agjitpropin komunist një javë Rama, e fill pas tij, në të njëjtat gjurmë Berisha. Fjalë, dhimbje, premtime dhe shashka kundër njëri tjetrit. Priteni kur të lëshohet ndonjë ditë dhe Meta aty në Qafë të Pazarit. Aty bashkohen sokakët, ashtu si në “Qafën e Politikës”, udhëheqësit tanë të lavdishëm lidhën nyje, sundojnë bashkë, ndajnë bashkë, shantazhojnë bashkë, pasurohen bashkë.

Ja dinë mirë punët njëri tjetrit, egërsohen me fjalë gjithë ditën, dhe pasi e vënë në gjumë popullin dele, për gjithë natën e gjatë, thurin skenaret e sundimit oligarkik.

Tridhjetë vite oligarki e pastër politike e financiare. Bashkarisht çajnë e ndajnë, këpusin copa nga trupi pronësor i këtij vendi, ngushtojnë lakun për shumicën dhe u lënë të hapur vetëm një rrugë, shtegun e largimit përtej detit, përtej oqeanit.

Dhe thonë pastaj gjithë qesëndi: “na e nxori sekretin ai Luli, na e ngjiti emrin “Trekëndëshi i Bermudës”, po ama dhe ne atij qindin i kemi punuar, copë copë e kemi bërë në opinion… u bë ai të na zhvendosi neve që po zhvendosim gjithë shqiptarët”.

Këtu kemi përfunduar, dhe shpresat për ndryshe janë shumë të vagullta.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

08/04/2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për ndryshimin e rendit të ditës, Avokati i Popullit do të zgjidhet sot

Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për ndryshimin e rendit të ditës, Avokati i Popullit do të zgjidhet sot

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për ndryshimin e rendit të ditës, Avokati i Popullit do të zgjidhet sot

Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për ndryshimin e rendit të ditës, Avokati i Popullit do të zgjidhet sot

11/12/2025
Lirimi nga burgu i ish-ministrit, GJKKO argumenton arsyen e vendimit për Lefter Kokën (DOKUMENTI)

Lirimi nga burgu i ish-ministrit, GJKKO argumenton arsyen e vendimit për Lefter Kokën (DOKUMENTI)

11/12/2025
Lirohet nga burgu ish-ministri Lefter Koka

Lirohet nga burgu ish-ministri Lefter Koka

11/12/2025
Unë dhe familja ime nuk jemi më të parët/ I përballur me bandat dhe grupet kriminale që në fillim të karrierës, përlotet prokurori i SPAK: Ka ndryshuar cilësia e jetës…

Unë dhe familja ime nuk jemi më të parët/ I përballur me bandat dhe grupet kriminale që në fillim të karrierës, përlotet prokurori i SPAK: Ka ndryshuar cilësia e jetës…

11/12/2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In