28 September, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga Edlira Devolli Leka: Kronologji e thjeshtë për dramën me akte!

by News Albania
September 8, 2023
in Opinion
0
Nga Edlira Devolli Leka: Kronologji e thjeshtë për dramën me akte!
43
VIEWS
Share on Facebook

Kronologji e thjeshtë për dramën me akte!

Është skenar drame i përgatitur me akte. Veprimet e aktorëve politik, të quajtur deputet, dukshëm janë të instrumentuar me skenar e regji.

Këtë dramë për shqiptarët dhe demokratët në veçanti , ata “deputatët” po e interpretojnë me një zell të papreçedent. Nuk e kanë me Lulzim Bashën, do e kishin me cilindo që nuk do premtonte mburojë për të korruptuarit dhe dinastinë e tyre.
Këtë teatër po e luajnë në dëmin e vendit dhe të qytetarëve të ndershëm. Huqet e liga që kanë marr po na i shesin si dobi e domosdoshmëri. E kësaj “dobie” i`a kemi ndjerë “erën” në 33 vite tranzicion.

Pse kaq gjatë?

-Sepse liria erdhi vetë- tha At Zef Pllumi

Atë që shqiptarët e përqafuan si liri e demokraci në fillim vitet 90, nuk ishte tjetër veç anarshi vlerash e instrumentuar nga ish sistemi. Disa që nuk arritën ta përballonin morën kurbetin, disa qëndruan me shpresë se nesër do bëhet më mirë. Presin e ç`do ditë shohin më keq.

Po nga buron ky pis moral papërgjgjshmërie?

Një herë e akuzon Metën si hajdut të thesarit shtetit, si trafikant, korrupsion, vrasje, e më pas bën aleancë për interesa personale, e nuk jep asnjë shpjegim për hapat që ndërmerr.

Pas aleancës rifillon teatri me risharje, me kërkesë për dorëheqje, por sapo Metaj i përmend të birin bije heshtja.

Drama vazhdon, merr ndëshkimin non grata, shprehet se është çështje personale dhe se nuk do përziej fatin e PD me të tijin. Por në fakt fillon foltoret duke marr zvarrë fatin e vendit për hallet e non gratës familjare… Se sa thellë është në zullume, ne nuk dimë, por kush ka dy pare mend i analizon veprimet dhe e kupton.

Gjithsesi këtë dramë në ç`do akt e shoqërojnë trillimet dhe baltosjet, sharjet dhe ndotjet deri në neveri. Titulli i dramës mbetet i njejtë, pa lidhje me përmbajtjen, “për të mirën e vendit dhe popullit shqiptar”.

I ziu popull, sa shumë gjëra bëhen në emër të tij, madje edhe kullat që ndërtojnë, edhe tenderat, edhe pronat për nderin e popullit i grabisin. Edhe skeletet në dollap, “në luftë” për të mirën e popullit i krijuan.

Po ku është morali i kësaj drame i luajtur me të njëjtët aktor dhe me të njëjtën melodi?

Mendoj se morali individual pasqyrohet edhe në politikë. Realiteti i sotëm i këtyre aktorëve politikë që ndërrojnë mendim dhe veprim pa u ngrysur dita na përball me mungesën e moralit politik.

E hanë turpin me bukë. Mendojnë se shqiptarët e kanë kujtesën afatshkurtër dhe i harrojnë ç`kanë thënë më herët për njëri tjetrin. Dramalujatësve po u shembet skena.

Do ishte mirë të reagonte SPAK, për gjithë deklaratat publike që kanë bërë për njëri tjetrin.

E dini pse?

Sepse sa herë janë akuzuar mes tyre për vepra të rënda, nuk e kanë kallzuar kurr njëri tjetrin për shpifje. Ka gjasa të jenë të vërteta akuzat dhe kjo i bën bashkë, në këtë dramë ku shahen, çirren, akuzohen e më pas ulen në një tryezë.

Skenarin që po e shohim tani e ngjizën në drekën e famshme te “Uka Farm”. Jehona i`u dëgjua në deklaratën e Palokës se “ për zgjedhjet e 14 majit kishin dakordësuar me Gaz Bardhin”.

Pasi demokratët ua lanë pataten e nxehtë në dorë me kuvendin e 2 shtatorit, pseudo deputetët u mblodhën në një sallë për aktin e fundit të dramës së tyre. Planin e kanë pasur, 2 shtatori vetëm ua afroi ditën.

Në foto: Edlira Devolli Leka

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Vrasja në Dukagjin, policia shpall në kërkim 4 persona të dyshuar si autorë

Vrasja në Dukagjin, policia shpall në kërkim 4 persona të dyshuar si autorë

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Vrasja në Dukagjin, policia shpall në kërkim 4 persona të dyshuar si autorë

Vrasja në Dukagjin, policia shpall në kërkim 4 persona të dyshuar si autorë

September 28, 2023
Moti për ditēn e sotme

Moti për ditēn e sotme

September 28, 2023
Lajm i fundit: Kërcet arma në Malësinë e Madhe, një i plagosur

Lajm i fundit: Kërcet arma në Malësinë e Madhe, një i plagosur

September 27, 2023
Lajm i fundit, tronditet Dukagjini: Vritet babai, plagoset djali

Lajm i fundit, tronditet Dukagjini: Vritet babai, plagoset djali

September 27, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In