Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit të Mjekësisë Dentare dhe UMT me Qendrën Universitare Charite’ Berlin, të iniciuar që në tetor 2016, një ekip nga FMD e UMT, i përbërë nga Zëvendës Rektorja e UMT, Prof. Dr. Anyla Bulo, Dekania e FMD, Prof. As. Edit Xhajanka, Zëvendës Dekania e FMD, Prof. Dr. Xhina Mulo, dhe përfaqësues të Ambasadës tonë në Berlin, zhvilloi një vizitë zyrtare në Charite’ dhe një takim me Drejtorin e kësaj qendre, Prof. Florian Beuer, i cili tashmë prej 5 vitesh ka një bashkëpunim të gjerë e aktiv me FMD dhe drejtuesit e këtij Fakulteti.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Prof. Beuer do të dhurojë për bibliotekën dhe studentët e FMD 150 libra didaktikë bashkëkohorë mbi të gjitha llojet e punimeve protetike të porcelanit.
Librat do të transportohen në Shqipëri e FMD me ndihmën e Ambasadës tonë në Berlin.
Ekipi i përfaqësuesve të FMD, diskutoi me drejtuesit e Charite’ prioritetet e vijimit të bashkëpunimit në të ardhmen. Më pas ekipi ynë zhvilloi një vizitë në ambjentet e Universitetit Charite’ Berlin, si dhe në njësinë e kërkimit shkencor të këtij universiteti.
Falenderim i veçantë për miqtë e kolegët e Charite’!
















