20 March, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga Edi Rama: Shënim për një keqëkuptim të madh!

by News Albania
September 6, 2020
in Opinion
0
11
VIEWS
Share on Facebook

Kosova firmosi një marrëveshje të re me Serbinë. Bukur!

Çdo komunikim, takim, marrëveshje drejt paqes përfundimtare, mes dy vendesh që e kanë mbaruar luftën mesveti, është në vetvete diçka pozitive. Të komunikosh me armikun nuk është asnjëherë e gabuar në vetvete; as në mes të luftës, kur kjo është e nevojshme dhe e mundur. E gabuar në vetvete është të mos komunikosh kur e kërkon nevoja dhe krijohet mundësia. Ndërsa të mos komunikosh e të mos takohesh dhe madje të predikosh të kundërtën, e të etiketosh si tradhëtarë ata që e bëjnë këtë, kur lufta ka mbaruar e kur armiku i deridjeshëm është fqinji i sotëm e i nesërm me të cilin ende s’ke mbyllur hesapet e paqes, kjo është jo thjesht e gabuar! Është e fajshme.

Nuk e kam dyshuar asnjë çast që do të vinte dita që Kosova do ta pranonte “Minishengin” e ashtuquajtur – për mua është Shengen Rajonal, aspak “mini”! Më ka “lodhur” vetëm refuzimi i pafundëm, koha e humbur kot me shumicë, kompleksimi i dëmshëm i faktorëve racionalë në politikën e Kosovës; të cilët u strukën brenda guackës së absurdit të krijuar nga fansat e turbofolk-nacionalizmit provincial, që e futi Kosovën në një rrugë qorre defaktorizimi ndërkombëtar e ftohjeje me aleatët e saj më të mëdhenj, sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermaninë. Humbëm jo vetëm kohë e reputacion, me atë taksën e famshme që do gjunjëzonte Serbinë dhe që u kthye në gjobë e lojës së brendshme elektorale duke plagosur Kosovën, po humbëm edhe shanse që s’përsëriten në ndeshjen politike e diplomatike me Serbinë.

Them humbëm në numrin shumës, sepse unë nuk e ndaj dot Kosovën nga Shqipëria, sidomos kur vjen puna tek ajo ndeshje, ku autogolat e dy qeverive të mëparshme të Kosovës kanë qenë njëri më spektakolar se tjetri. Dhe ku Serbia u kthye në armë në duart e turbofolk-nacionalistëve të Prishtinës, që bashkë me ca aleatë gjysmagjela në Tiranë gjuanin ajrin, duke helmuar e çoroditur njerëzit medemek në mbrojtje të kufijve, po në fakt vetëm për të sunduar brenda kufijve! Asisoj Beogradi mbeti i pasfiduar realisht për të avancuar në procesin e normalizimit drejt paqes përfundimtare, ndërkohë që Prishtina u bë teatri i një lufte vulgare për pushtet, mes “patriotëve” dhe “tradhëtarëve”, në daç atje e në daç në Tiranë. Çfarë humori i zi me njerëzit e sidomos me zgjedhësit në Kosovë!

E lexova me vëmendje marrëveshjen e nënshkruar në Zyrën Ovale dhe përtej kënaqësisë që u arrit, falë përfshirjes së Shteteve të Bashkuara – si edhe përtej lajmit fantastik të njohjes së Kosovës nga Izraeli (fort e rëndësishme e me rrjedhime potenciale shumë kuptimplota për ata që dinë ta lexojnë këtë fakt) – kam ndjesinë e hidhur të faktit se çka është firmosur dje, s’ka asgjë që nuk është pjesë e planit të kahershëm për Shengenin Rajonal, rrjedhojë logjike e procesit të Berlinit, ndërkohë që koha e humbur deri dje është rrënqethëse. Inshallah të ketë mbaruar me kaq vrasja e pamëshirshme e saj, po kam frikë se jo dhe inshallah ta kem gabim!

Ajo që në shqip u damkos me vite si tradhëti kombëtare, në anglisht u kthye brenda një dite në arritje historike. Lexova pikën e marrëveshjes ku flitet për një infrastrukturë tokësore që do të nxjerrë Serbinë dhe Kosovën në një port të thellë në Adriatik. Në Durrës i bie, sepse është llafi për atë rrugën Nish – Prishtinë – Durrës, që Saliu e ka pagëzuar si “rruga e turpit të tradhëtisë së Edvin Zografit”! Ajo rrugë ka qenë në tryezën e çdo raundi të Procesit të Berlinit, madje Albini pat kujtuar se dolën në shesh hartat e ndarjes së Kosovës, kur pa një foto nga Berlini ku ishte Kancelarja e Gjermanisë, Hashimi, Presidenti i Serbisë dhe unë duke parë vijën e asaj rruge mbi një hartë të Ballkanit Perëndimor! O Zot!

Tani hajde ma thoni, si të mos më kujtohet mua që kur Aleksandër Vuqiqi erdhi në Durrës pas tërmetit, m’u turrën e më bënë Esad Pashë që nxorra Serbinë në det, ndërsa sot që “Minishengeni” në tokë, det dhe ajër është bekuar në Shtëpinë e Bardhë, shumica e damkosësve përshëndesin marrëveshjen, madje edhe vetë puseta digjitale sb nuk bëzan(?)!

S’ka asnjë problem për mua personalisht kuptohet, e kam mësuar që në kësi rastesh, kur tregon me gisht hënën “patriotët” i turren gishtit! Po këtu ka një problem të madh, shumë të madh, me NE, Shqipërinë dhe Kosovën bashkë, ku i paguajmë kosto të tmerrshme politikës së poshtër të ca bajraktarëve hileqarë, këtej e andej bjeshkëve, të cilët për delirin e tyre të madhështisë dhe etjen e tyre për pushtet, helmojnë popullin papushim me gjuhën e urrejtjes, akuzat e përbindshme, shpifjet e pambarimta, duke pozuar si patriotë të zjarrtë e duke ndjezur përditë zjarrin e dasisë mes shqiptarëve! Dhe problemin e bën të madh fakti se rëndom në kurthin e gjuhës së këtyre hipokritëve të pafre, bien plot shqiptarë të sinqertë, të cilët një Zot e di se kur do t’a mësojnë erën e këtyre leckave të djegura, që i djegin kaq shumë energji dhe kohë të çmuar Kosovës, Shqipërisë, kombit shqiptar.

Më mirë vonë se kurrë thotë populli, dhëntë Zoti marrëveshja e djeshme të shërbejë për t’u kthjelluar e qytetëruar pak më shumë mjedisi politiko-mediatik dhe për t’u lehtësuar e pse jo, maturuar disi, ajo pjesë e opinionit publik që “u çmend” me sinqeritet prej keqkuptimit të madh të “Minishengenit”. Për këtë mundësi të re kthjellimi e maturimi, duhen falenderuar miqtë e mëdhenj amerikanë dhe kryeministri i urtë e i vendosur i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili përmbylli me kurajo e sukses, një përpjekje të mundimshme të “tradhëtarit të kombit” Hashim Thaçi.

Ndeshja për njohjen përfundimtare vazhdon, urime edhe njëherë dhe paj Zotin, mendjen në vend herë tjetër!

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Parashikimi i motit, 20 mars 2023

Parashikimi i motit, 20 mars 2023

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Parashikimi i motit, 20 mars 2023

Parashikimi i motit, 20 mars 2023

March 20, 2023
Horoskopi, 20 mars 2023

Horoskopi, 20 mars 2023

March 20, 2023
Protestuesit francezë “djegin” Parisin/ Kundërshtojnë rritjen e moshës së pensionit

Protestuesit francezë “djegin” Parisin/ Kundërshtojnë rritjen e moshës së pensionit

March 19, 2023
Lajm i fundit: Një efektiv policie humb jetën në aksident në segmentin rrugor Fier-Patos

Lajm i fundit: Një efektiv policie humb jetën në aksident në segmentin rrugor Fier-Patos

March 19, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In