28 May, 2022
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nga dita e sotme Italia kyç klubet e natës

by News Albania
August 17, 2020
in Aktualitet
0
4
VIEWS
Share on Facebook

Rriten rastet me koronavirus tek të rinjtë, ja vendimet e fundit që ka marrë Italia.

Nga sot, Italia do të mbyllë klubet e natës dhe do ta bëjë të detyrueshme bartjen e maskave gjatë natës në disa zona të vendeve të hapura, raporton Reuters. Kjo është rivendosja e parë e kufizimeve, pas rritjes së rasteve me koronavirus në gjithë vendin, veçanërisht në mesin e të rinjve.

Fotografitë e turmave të pushuesve të rinj që vallëzojnë dhe pinë natën, ishin në faqet e para të gazetave italiane, raporton AFP.

Rastet e reja gjatë javës së kaluar në Itali, vendi i parë evropian që u godit rëndë nga koronavirusi, ishin më shumë se dyfish nga ato të regjistruara tre javë më parë dhe mosha mesatare e personave që u infektuan ka rënë nën 40, sipas të dhënave.

Rregullat e reja do fillojnë të hënën – dy ditë pas një feste italiane, ku shumë të rinj italianë dalin jashtë për të festuar, – dhe do të zgjasin deri në fillim të shtatorit.

Bartja e maskës do të kërkohet nga ora 6:00 deri në 18:00 në zonat afër bareve ku ka më së shumti tubime.

Sipas agjencisë së lajmeve dpa, të gjitha klubet, përfshirë ngjarjet në vendet e hapura dhe klubet e plazhit, do të qëndrojnë të mbyllura deri më 7 shtator.

Ekspertët dhe politikanët kishin paralajmëruar se rihapja e shkollave mund të rrezikohet nga rritja e numrit. Shkollat pritet të rifillojnë më 14 shtator pas pushimit të verës.

“Ne nuk mund të dëmtojmë sakrificat e bëra në muajt e kaluar. Prioriteti ynë duhet të jetë ai i hapjes së shkollave në shtator, me siguri të plotë,” tha Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza në Facebook.

Speranza të shtunën u bëri thirrje të rinjve që të jenë sa më të kujdesshëm, pasi “nëse infektojnë prindërit dhe gjyshërit e tyre, ata rrezikojnë të krijojnë një dëm të vërtetë”.

Qeveria kishte mbajtur klubet e hapura pavarësisht kritikave të mëdha se ata tërhoqën turma, se distancimi shoqëror nuk po respektohej dhe maskat nuk po barteshin.

Kjo industri ka të ardhura vjetore prej 4 miliardë eurosh, sipas grupit të lobit të këtij sektori Silb, që i bëri thirrje qeverisë për mbështetje.

Ministri i Industrisë, Stefano Patuanelli, pranoi se do të ketë dëme ekonomike, por ai shtoi se nuk ka ndonjë alternativë.

Të dielën, 479 raste të reja u konfirmuan, kurse te shtunën 629. Që nga shpërthimi i koronavirusit më 21 shkurt, Italia ka regjistruar më shumë se 35,000 vdekje. Rel.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Nga Ilir Demalia: Rudinë, Azem Hajdari nuk u vra për Partinë dhe Demokracinë, babain t’a vrau trafiku i armëve me Kosovën

Nga Ilir Demalia: Rudinë, Azem Hajdari nuk u vra për Partinë dhe Demokracinë, babain t’a vrau trafiku i armëve me Kosovën

April 23, 2022

Nga Arjola Kondakçiu: Aty ku buron arti me dashuri, dhurohen buzëqeshje

1

Nga Vladimir Muçaj: Një socialist i “thekur”, por i lënë mënjanë nga PS-ja Gjirokastër

1

“Diku ku dielli nuk perëndon”, një roman i studentes Enxhi Drapi, që duhet lexuar!

1

Nga Gona Hajdaraj: Mos u shtir, fokuso jetën tënde!.

1
Ambasada amerikane shpreh vlerësim dhe ngushëllim për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani

Ambasada amerikane shpreh vlerësim dhe ngushëllim për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani

May 28, 2022
Nga Ornela Çuçi: Unë jamë Nënë! Unë kam Nënë!

Nga Ornela Çuçi: Unë jamë Nënë! Unë kam Nënë!

May 28, 2022
E rëndë në Fushë Arrës/ Vdesin në dush nëna me dy vajzat

E rëndë në Fushë Arrës/ Vdesin në dush nëna me dy vajzat

May 28, 2022
UGSH ndan dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta, të Presidentit Bujar Nishani

UGSH ndan dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta, të Presidentit Bujar Nishani

May 28, 2022

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ëngjëll Serjani

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In