Pjesë përbërëse e ligjëratës, ndryshe nga gënjeshtra që, për momentin të nxjerr prej situatës.
E vërteta, është një fjalë e thjeshtë.
Në pikëpamje të parë, duket e vërtet.
Por, në jetën e përditshme, në raportet spontane, zbehet thjeshtësia e saj.
Aq sa, nqs shprehet, ndërmjet dy miqëve, ndërmjet dy shokëve, ndërmjet dy bashkëpunëtorëve( punëdhënës-punëmarrës), ndërmjet dy të dashuruarve (qofshin edhe të divorcuar), ndërmjet edhe shokëve të ekipit (të çdo skuadre apo të çdo disipline sportive) etj etj, nëse shprehet, nuk ka më ndërmjet.
E vërteta është e vrazhdë.
E vërteta është keqbërese.
E vërteta është poshtëruese.
E vërteta është ajo, që shumë nuk e duan.
Ndoshta, pse është e hidhur, në ekzistencën e saj.
E vërteta të ‘detyron’ të ndërrosh ngjyrën e fytyrës, varet rrethanat e saj
E vërteta të bën të djersitësh.
E vërteta, në raste specifike, të lë edhe pa ndjenja.
Por, kur, e vërteta bën muuuu, të del edhe tym nga koka.
Ashtu si në rastin e vëndimarrjes se një individi, titullar institucioni, i ardhur nga një sërë dikasteresh drejtuese, që numëronte ditët e fillimit të punës së re, të emëruar apo i zgjedhur, kur në pak raste të vetme, para masës që quhet popull, tregoj të vërtetën, i dilte ‘tym’ nga koka.