21 May, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Editorial

Nga Denis Dyrnjaja: Në Shqipëri ekziston dënimi me vdekje!

by News Albania
11/06/2022
in Editorial
0
Nga Denis Dyrnjaja: Në Shqipëri ekziston dënimi me vdekje!
257
VIEWS
Share on Facebook

Në Shqipëri ekziston dënimi me vdekje!

Vrasje ditën, vrasje natën, vrasje me porosi, vrasje pa porosi, me pagesë dhe pa pagesë, me maska, pa maska. Vrasje për hakmarrje e gjakmarrje. Vrasje me armë zjarri, vrasje me armë të ftohta, vrasje me eksploziv. Vrasje në rrugë, në lagje vrasje ngado, kurdo, si e do dhe nga kushdo. Dje u vra një burrë, sot një djalë i ri, nesër një vajzë e pasnesër një grua. Jemi de facto një shoqëri e tëra nën terrorin psikologjik dhe zotërimin e krimit. Një shoqëri e mpirë nga vaniteti luksoz i sipërfaqshëm, që e bën t’i duket realiteti dramatik dhe tragjik, si ngjarje që i sheh në telenovelat që serviren nëpër televizione nga vendet e Amerikës Latine ku jetën gjithfarshme e dominojnë kartelet e drogës. Dhe ndërsa ndodhin këto vëmendja shkon për silikonin shoqëror, muhabetet e sexit, kush u nda dhe si u nda, a u lidh apo u zgjidh “rripi me kaishen” si dhe sallata bajate politike e ditës. Po a ka emergjencë më të madhe shoqërore, publike madje dhe politike sesa kriminaliteti që ka shtrirë autoritetin e tij ngado? Në këtë vend kanë ndodhur e po ndodhin çdo ditë ngjarje kriminale që për nga mënyra sesi kryen janë përtej edhe imagjinatave kinematografike dhe gjithçka kalon si diçka rutinore. Flitet për krime me porosi e vrasje me pagesë sikur po sheh listen e çmimeve të shërbimeve në një berberhanë. Kjo është emergjencë kombëtare dhe duhet marrë seriozisht se po shkojmë drejt Meksikës e Kolumbisë së Pablo Escobarit. Harxhohen orë ‘pa fund me llogje e raportime mediatike dhe askush nuk i jep përgjigje pyetjes si ka degraduar situata në këtë pikë, ku vrasja dhe krimi është familjarizuar kaq shumë me ne dhe përditshmërinë tonë sa nuk bën më asnjë përshtypje?! Kalojnë ngjarjet me epshin e sensacionit gazetaresk për te thithur audiencë dhe kaq. Gazetarët që raportojnë lajmet e kronikës së zezë janë bërë “Starët” e mbrëmjeve televizive sepse servirin copëza ngjarjesh apo hetimesh duke mbajtur ndezur kureshtjen publike, por në fund asnjë produkt, analizë apo orientim se si duhet reaguar ndaj kësaj situate kriminale? Policia është mbyllur në zyra, mbush statistika e letra dhe pa asnjë strategji parandaluese dhe vepruese. Nuk flet asnjë zyrtar i saj pa lejen e eprorëve, eprorët vetë nuk flasin se duhet të përballen me realitetin që është më tragjik se vetë fjala. Krimi ose i ka vënë para nga paaftësia, ose nga pandershmëria ose nga pamundësia. Se një polic kur dëgjon nga mëngjesi deri në darkë sesi ndahen ‘miliona euro për çfarë do rrezikojë jetën? Do shkojë në punë për të marrë atë rrogën e shpërfillshme e do jetë spektator si gjithë ne të tjerët që presim mbrojtje e garanci nga kjo polici. Vetëm njoftime nga këndi i vdekjes vijnë orë pas ore e ditë pas dite. Askush s’di të thotë përse po bëhemi një shoqëri gjithnjë e më e dhunshme, kultivojmë vrasjen dhe e pranojmë marrjen e jetës së tjetrit si gjënë më normale?! Ahhh po sigurisht që nga viti në vit me statistika jemi mirë. Por për të gjithë ata që krimet dhe sidomos vrasjet i matin me numra shtrohet pyyetja: Atentati me eksploziv të telekomanduar në kryeqytet në mes të një rruge kryesore, është thjeshtë një vrasje dhe një numër më shumë statistikor, apo është një krim me rezonancë 10, 50 apo dhe 100 fish. Dikush mund të thotë se ngjarje të tilla ndodhin kudo. Po kur keni dëgjuar herën e fundit një lajm të tillë në Itali? Në Italinë e dominuar nga Mafia, para 30 apo 40 vitesh. Kur e keni dëgjuar në Spanjë, Austri, Francë apo Gjermani? Nuk dihet se kur, në mos nuk kanë ndodhur kurrë. Ato ndodhin vetëm në vende ku pushtetin nuk e ka shteti por kriminaliteti. Dhe mos kemi iluzione se nuk e kemi dënimin me vdekje. Ekziston dhe funksionon çdo ditë. Vetëm jo si pas ligjeve të drejtësisë, por sipas ligjeve të xhunglës, ku të fortët caktojnë kush jeton e kush vdes. Ky tanimë nuk është thjeshtë perceptim, por fakt që të ngërthen në dëshpërim!

Në fund për merak kujdes gjobat për parkingje të gabuara!

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

VIDEO/ Publikohen pamjet e aksidentit të rëndë në Shkodër, momenti i përplasjes së dy makinave, biçikleta ku udhëtonte 50-vjeçari që ndërroi jetë “fluturon” në ajër

Aksidenti i frikshëm në Shkodër/ Humbi jetën nga përplasja e fortë e dy makinave, identifikohet viktima që po ecte me biçikletë (EMRI)

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

VIDEO/ Publikohen pamjet e aksidentit të rëndë në Shkodër, momenti i përplasjes së dy makinave, biçikleta ku udhëtonte 50-vjeçari që ndërroi jetë “fluturon” në ajër

Aksidenti i frikshëm në Shkodër/ Humbi jetën nga përplasja e fortë e dy makinave, identifikohet viktima që po ecte me biçikletë (EMRI)

21/05/2026
Zbardhet dëshmia e babait të Ervis Martinaj: Pas zhdukjes së Visit, policia më ka ardhur 23 herë! Kam kaluar të gjitha llojet e hetimeve…

Zbardhet dëshmia e babait të Ervis Martinaj: Pas zhdukjes së Visit, policia më ka ardhur 23 herë! Kam kaluar të gjitha llojet e hetimeve…

21/05/2026
Konfindustria paralajmëron rritje të çmimit të karburantit: Të ndërtohet impianti i përpunimit të naftës vendore, mjeti më efektiv për të lehtësuar pasojat që vijnë nga jashtë

Ndryshojnë sërish çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten në tregun shqiptar

21/05/2026
Ministja Evis Sala: Shëndetësia s’mund të nxihet për disa kreditë politike, po punojmë ndërsa garantojmë vazhdimësinë e shërbimit

Ministja Evis Sala: Shëndetësia s’mund të nxihet për disa kreditë politike, po punojmë ndërsa garantojmë vazhdimësinë e shërbimit

21/05/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In