20 April, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga Denis Dyrnjaja: Mos m’a fëlliq vendin!

by News Albania
21/07/2020
in Opinion
0
28
VIEWS
Share on Facebook

Mos ma fëlliq vendin!

Kjo makinë një Audi RS8 me një vlerë mbi 200 mijë euro. Ka qenë e parkuar dhe raportohet se është djegur në mënyrë të qëllimshme gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa ishte e parkuar në Vlorë. Pronari i saj është një shtetas nga Maqedonia e Veriut, me banim në Gjermani, e që kishte vetëm pak ditë që kishte ardhur në Shqipëri për pushime. Sipas të dhënave të para nuk kishte asnjë lidhje me Shqipërinë ose me ndonjë shqiptar përveç faktit se kishte ardhur për pushime. Nuk ka patur asnjë zënkë apo konflikt me askënd gjatë këtyre ditëve që ndodhej në Vlorë për pushime. Dhe në rrjedhojë të këtyre të dhënave dhe kur sheh këtë dëm kolosal dhe të pakuptimtë të vjen menjëherë në mendje pyetja retorike: a bëhemi ne dot njerëz?!

Si mundet të bëjë mendja njerëzore marrëzi të tilla?! Dëmi në këtë rast nuk është sa i vetë kësaj makine 200 mijë Euro, se ajo është e siguruar dhe dëmshpërblehet, por është shumëfish, nuk e ekzagjeroj të them edhe miliarda euro. Në kohën e një pandemie dhe tronditjeje e krize të thellë e të gjithamshme, goditet një turist i huaj me një akt terrorist në zemër të qytetit simbol të turizmit shqiptar, në jug të vendit, në Vlorë. Nëse ky lajm do të publikohej në median gjermane me titullin: JA ÇFARË TË NDODH NË SHQIPËRI NËSE SHKON PËR TURIZËM…dëmi në imazh për atë përpjekje shumë vjeçare për të krijuar idenë e Shqipërisë turistike e mikpritjes së famshme do të ishte i pallogaritshëm. Gjithë përpjekja propagandistike shumëvjeçare se në këtë vend kalohen pushime të bukura do të shuhej porsi një kala rëre në det. Tani nuk vlen më edhe sikur t’i dhurosh këtij turisti nga Maqedonia e Veriut, edhe një makinë si ajo që kishte, për ta rikthyer për pushime në Shqipëri, ku mendjet e errëta ushqehen dhe jetojnë me terror.

Më minimalja në këtë histori sa të rëndë, e sa diskredituese dhe të turpshme është gjetja me urgjencë e autorëve të këtij krimi të shëmtuar terrorist, si një përgjigje minimale ndaj kësaj rrumpalle që nuk mbulohet më me tufa lulesh për çdo skandal që iu bëjmë ne atyre që zgjedhin këtë tokë e ketë vend për të pushuar. Barbaria nuk është mikpritje!

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Mbeti i lënduar në protestën e opozitës, Aulon Kalaja: Kallëzim penal kundër oficerëve që ushtruan dhunë ndaj meje

Mbeti i lënduar në protestën e opozitës, Aulon Kalaja: Kallëzim penal kundër oficerëve që ushtruan dhunë ndaj meje

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Një histori e rrallë dhe prekëse vjen nga fshati Baban i Devollit

20/04/2026

Fier: Ndodh edhe kështu! I dehur bën njoftim të rremë policicisë se ka vrarë gruan!

20/04/2026

Policia-Shqipëri – Mbretëri e Bashkuar, model suksesi

20/04/2026
Mbeti i lënduar në protestën e opozitës, Aulon Kalaja: Kallëzim penal kundër oficerëve që ushtruan dhunë ndaj meje

Mbeti i lënduar në protestën e opozitës, Aulon Kalaja: Kallëzim penal kundër oficerëve që ushtruan dhunë ndaj meje

20/04/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In