18 July, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Sport

Nga Bujar Rama: Apolonia shkëlqen në çdo kategori!..

by News Albania
August 7, 2020
in Sport
0
28
VIEWS
Share on Facebook

Apolonia shkëlqen në çdo kategori, Kodra: Do të kthehemi në kryeqendrën e Jugut – Nga Bujar Rama

Më shumë se si trajner, emri i tij ka qenë i njohur si futbollist, pasi ka luajtur për Besën, Partizanin, Luftëtarin dhe Teutën. Por, ky sezon ka qenë i suksesshëm edhe në fushën e trajningut, pasi 47-vjeçari kavajas shpalli kampione të Shqipërisë Apoloninë U-19, një skuadër debutuese në Superligë. Në intervistën ekskluzive për “Panorama Sport”, tekniku Edmond Kodra, njëherësh zëvendëstrajner i ekipit të parë, flet për suksesin e arritur dhe për sezonin e ri.

Kodra, Apolonia U-19, debutuese dhe kampione në Superligë, pjesëmarrëse për herë të parë në Ligën e Kampioneve. Cilat janë impresionet tuaja?

Së pari, ju falënderoj për intervistën! Sinqerisht, kur kam ardhur në Fier, kam gjetur një klub të mirorganizuar, me një filozofi të qartë në funksionimin e të gjitha ekipeve dhe kemi pasur një suport të jashtëzakonshëm e kushte të mira stërvitore. Unë personalisht kam bërë maksimumin për t’i përmirësuar këta djem dhe skuadra më është përgjigjur jashtëzakonisht mirë në fushë, pavarësisht se pandemia pati ndikimin e vet. Pjesa pas rifillimit, sidomos pas eliminimit të Tiranës, skuadra i kuptoi vlerat e saj dhe unë isha i bindur se do të shkonte shumë larg, çka e arritëm me kurorëzimin e titullit kampion, që është diçka madhështore për klubin, sepse, siç e thatë edhe ju, nga debutuese, kjo skuadër shpallet kampione dhe merr pjesë në Ligën e Kampioneve për U-19.

Në përgjithësi ka qenë viti i Apolonisë, pasi ekipet e futbollit janë shpallur kampione ose nënkampione. Ku e shihni sekretin e këtij suksesi?

E thashë pak edhe më parë. Infrastruktura është shumë e rëndësishme dhe modeli i Apolonisë është shumë i suksesshëm. Tani nuk ka masivizim, por ka selektim, duke evidentuar lojtarët e rinj që kanë më tepër vlera dhe që do t’i shërbejnë klubit edhe në të ardhmen. Apolonia investon shumë te të rinjtë dhe kjo duket edhe në pjesën e të rinjve tek ekipi i parë dhe në aspektin profesional i rrit shumë shpejt lojtarët, duke u dhënë avantazhe edhe në drejtim të marketingut.

Çfarë e lidh Edmond Kodrën me Apoloninë?

Lidhja ime me Apoloninë ka qenë krejt rastësore. Isha trajner i lirë dhe miku im, Elton Marini, në bisedë me presidentin Kokëdhima, kishte propozuar emrin tim dhe unë e pranova këtë “aventurë” të re. Jam i kënaqur dhe nga puna ime, sepse kur gjen edhe ambient të mirë, kur gjen përkrahje dhe mbi të gjitha këta djem të mrekullueshëm që arritëm dhe këtë sukses, gjithçka është e realizuar. Unë jam edhe zëvendëstrajner i ekipit të parë dhe ndihem dyfish krenar për punën që kemi bërë dhe për marrëdhëniet harmonike që kemi pasur si staf në të gjitha nivelet.

Si zëvendëstrajner dhe videoanalizues tek ekipi i parë, si e parashikoni Apoloninë e Superiores: një ekip mbijetese apo për stade më të larta?

Të jem i sinqertë, ne kemi një president ambicioz, i cili beson shumë te puna dhe nuk niset nga emrat. Pa dyshim që do të shohim lojtarë që i përshtaten filozofisë së klubit, por edhe të tjerë që bëjnë diferencën, sepse nuk mund të marrim lojtarë që janë të barabartë me djemtë tanë këtu. Pra, do të jemi shumë selektivë në përzgjedhje, pasi kemi një bosht shumë të mirë. Për objektivat konkretë do të flasim në kohën e duhur, kur të kemi skuadrën e duhur, por ajo që e them me siguri, do të jemi ambiciozë dhe jo me objektiva minimalë.

A ka tek Apolonia një lojtar të ngjashëm me Edmond Kodrën?

Me thënë të drejtën, nuk e gjej një “sallaks” si puna ime, një lojtar sulmues krahu. Mund të them se një “sallaks” i bukur është Jeton Krasniqi, por ai ka tipare komplet të tjera. Pa harruar që moduli me të cilin luan Apolonia sot, është krejt tjetër nga ai që luaja unë, por moduli është çështje interpretimi dhe varet nga kualitetet e lojtarëve në skuadër.

Si e shihni të ardhmen e të rinjve dhe para të rinjve të Apolonisë? E ka të sigurt skuadra e parë furnizimin me talente?

Apolonia nuk do të jetë vetëm e Fierit, por besoj se do të jetë “kryeqyteti” i Jugut për vetë infrastrukturën që ka, afrimet profesionale dhe mundësinë që u jep të rinjve, ndaj them që e ardhmja do të jetë e sigurt

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Nga Vladimir Muçaj: Fieri në etje, Ujësjellësi në heshtje!

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Nga Vladimir Muçaj: Fieri në etje, Ujësjellësi në heshtje!

July 18, 2025

Fier: Belinda Balluku dhe Armando Subashi promovojnë ambjentet e e-Albania pa pagesë

July 17, 2025

Plas arma në Sarandë, dy të plagosur rëndë nisen drejt Traumës

July 17, 2025
Intervista me Metën nga qelia: Kam pasur ofertat për t’u arratisur, por nuk është në karakterin tim, në ‘93-‘94 kur vizitoja Fatos Nanon në burg…

Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Ilir Metës, kreu i Partisë së Lirisë mbetet në qeli

July 17, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In