Poshtërimi/ KRONIKË E NJË MORTJE TË PARALAJMËRUAR
⚫Më 11 dhjetor 2021 Sali Foltorja thërret Kuvendin Kombëtar të gjysmës së Partisë së përgjysmuar.
⚫Pas Kuvendit turma i lëshohet godinës së Partisë së ShQUP-it buzë Lanës.
⚫Protestuesit thyejnë dhe vjedhin ambientet.
⚫Policia thirret të ndalojë grabitësit e të mbrojë godinën e boshatisur nga Lul Basha dhe Gaz Bardhi.
⚫Albana Vokshi del në konferencë urgjente shtypi poshtë urës përballë duke akuzuar policinë e Edvin Kristaq Ramës si bashkëpunëtore dhe uzurpatore e kryetarit pa opozitë Lulzim Basha.
⚫Gazi lotsjellës, jo Gaz Bardhi përlot për herë të fundit Sali Berishën.
⚫Tirana indiferente ndaj protestës së rradhës, qytetarët e saj vazhdojnë rutinën e vaksinimit dhe argëtimit.
⚫Ambasada Amerikane përkrah kryetarin legjitim të PD-së Lulzim Basha dhe aksionin e Policisë në mbrojtje të institucioneve shqiptare.
⚫Fatmir Mediu thirret i pandehur në SPAK për çështjen Gërdeci dhe pas 13 vjetësh spiunon vartësin e tij.
⚫SPAK shpall në kërkim vrasësin Shkëlzen Berisha.
⚫Shtetasja Armina Mevlani telefonon urgjent policinë e Tiranës pasi gjeti një femër të dyshimtë të fshehur në magazinën e brekëve të dyqanit të saj në zonën e Bllokut.
⚫Forcat Speciale Renea kapin dhe arrestojnë në flagrancë shtetasin Shkëlzen Berisha i veshur me paruke dhe tanga fshehur.
Në orën 3 të natës mësohet se në rrugën “Mustafa Matohiti” e njohur ndryshe si rrugica e Salës, një plak i vjetër në moshë vjedhurazi kaloi kangjellat e Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit dhe kërkoi azil politik…