Zëra fëminorë për këngë të mocme shqiptare
Një grup fëmijësh të talentuar në Qendrën Kulturore të Fëmijvëe, Librazhdit, “lodrojnë” nëpër melodi shekujsh. Një nismë më mjaft vlera, për të përcjellë në kohën tonë, këngët e mocme të shumë zonave të nënprefekturës së Librazhdit. E para dhe e vetmja risi, që vjen nga ky qytet, nën interpretimin e fëmijve. Një këngë shumë e hershme, kënduar në fazën e parë të projektit të suksesshëm “”Këndojmë këngët e të parëve tanë”. Është kënga e gjashtë e QKF Librazhd, me titull : “Hipe kalin këmbëbardhë”. Motivi dhe teksti janë përpunuar nga S. Karriqi, E.Muça e, A.Alla. Perspektiva e këtij projekti mbetet edhe realizimi i gjashtë këngëve të vjetra, me motive të zonës së Cermenikës. Sipas zotit Karriqi, një falenderim i vecantë shkon për maestro, Naim Gjoshin bashkë me kompozitorin e ri, Hamit Skilja. Të dy këta artistë janë frymëzuar nga bukuritë e luginës së Shkumbinit, ku dhe janë realizuar klipet e këtyre këngëve. Ndërkohë, vlerësimi shkon edhe për Agim Fezollarin, autorin e talentuar të klipit, filmuar në Bërzeshtën fisnike, me Rrapin Shekullor, si dëshmitar i një historie të mocme.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)