12 February, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Nga Besim Dybeli: Reportazh-Qyteti mes dy lumenjëve

by News Albania
28/01/2022
in Kronikë
0
Nga Besim Dybeli: Reportazh-Qyteti mes dy lumenjëve
138
VIEWS
Share on Facebook

Reportazh – Q Y T E T I M E S D Y L U M E N J Ë V E
Sapo Dielli cel rrezet e tij mbi kreshtat e majave të malit të Bukanikut, drita e argjendë e tij derdhet plot bujari mbi këtë qytet. Jo pak prej banorëve të këtushëm u gëzohen shëllimit dimëror, apo dhe kërkojnë hije në verë nën drurët e lulishtes mes dy lagjeve. Ndërsa lumi i Devollit cek brigjet jugore të tij, lumi i Shkumbinit, sikur e “përshëndet” në anën veriore. I vendosur në mes të fushës, rrethuar me kodra të buta, 15 mijë banorët e tij i gëzohen fushave pjellore e një pjesë, dërgesave të emigrantëve, për të zbutur jetesën. Ky është Cërriku, i ngritur afro 70 vjet më parë ne fushën plot ferra të Pazhokut. U projektua nga specialsitët rusë, kohë, kur miqësia me ish-Bashkimin Sovjetik, përjetonte vitet e “mjaltit”! Inxhinierët rusë projektuan uzinën e naftës, ku krahas saj, ngritën pallatet e para dykatëshe me dysheme e cati druri. Këto ndërtesa shëmbëllejnë edhe sot, kur miqësia e dikurshme ka mbetur thjeshtë një imazh. Uzina e përpunimit të naftës do të sillte të ardhurit e parë nga Skrapari, Gramshi e zonat për rreth. Uzina në kapacitetin e plotë të punës së saj, kishte afro 700 punëtorë, inxhinierë e specialistë. Një tubacion nga Kucova, (ish-qyteti “Stalin”), sillte naftë viskoze. Pas përpunimit në këtë uzinë, dy tubacione përcillnin po në Kucovë benzinë e benzol për avionë të kohës. Mbetjet hidrokarbure prej bitumi tepër cilësor, derdheshin në fuci llamarine, ndërsa tepricat në një rezervuar të madh, poshtë Uzinës. Më këtë bitum janë shtruar rrugët e ish-Jugosllavisë e të disa shteteve europiane. Në periferi të qytetit do të ngrihej SMT-ja, më e madhja dhe më e modernizuara për kohën, ku do të punësoheshin mbi 200 punëtorë e mekanikë. Jeta nisi vrullshëm në këtë qytet të vogël. Qytetit do t’i shtohej edhe lagjia Nr 3, me ngritjen e fermës, që thithte gjithë pjesën tjetër të fuqisë punëtore. U ngrit edhe Instituti i Duhanit, më i madhi në vend, pasi fushat rreth tij e zonat, si Dumreja, Shtërmeni e Sulova, kultivonin kulturën e duhanit. U hapën tri shkolla tetëvjecare, një gjimnaz dhe një shkollë bujqësore, e dyta për nga rëndësia, pas asaj të Golemit. Në vitet e ish-Metalurgjikut, afro dy mijë punëtore do të punësoheshin në Kombinat. Kësisojë, nga familjet cërrikase, nuk kishte asnjë të papunë.
Po sot?
Cërriku vegjeton i kapërthyer nga ky tranzicion, që nuk dihet se kur mbaron ciklin e vet. Uzina e naftës, e shndërruar në gërmadhë, ka mbetur si imazh i gjallë tek ish-naftëtarët. Gjithcka u cmontua për skrap. Edhe një pjesë e ndërtesave është rrënuar sikut t’i kishte rënë bomba automike! Vjedhësit e pazbuluar përvetësuan bitumin e rezervuarit e gjithcka tjetër mbi e nëntokë të sipërfaqes së uzinës. Ferma u zhbë e toka e saj iu nda atyre, që punonin aty. SMT-ja u shpërbë. Në ca kthina të vogla punojnë ende dhjetra mekanikë të mjeteve bujqësore. Shkolla bujqësore u tkurr. Instituti i duhanit u shndërrua në një zyrë me dy a tre punonjës. Duhan nuk mbillet më, sepse nuk ka treg shitjeje. Fushat, që prodhonin gjithcka, kanë rënë në duar të atyre, që nuk e punojnë tokën. Disa, që nuk kanë tokë, porqë ia dinë kimetin, kanë marrë sipërfaqe me qera e jetojnë me tokën. Intelektualët kanë marrë rrugët e kurbetit, apo edhe të Tiranës, të Durrësit, apo gjetkë. Këtu kanë mbetur ish-naftëtarët përtej të shtatëdhjetave, të tjerë, që kanë ndonjë dyqan të vogël apo kioskë cigaresh, e ca të tjerë, që i “buzëqeshin” ndihmës ekonomike. Stoik ka mbetur vetëm Radiostacioni. Dikur emetonte emisione radio “Tirana” në shqip e në shumë gjuhë të botës. Sot administrohet nga specialist e inxhinierë kinezë. Radiostacioni mbetet zëri i Kinës në Europë e më gjërë. E, megjithatë, ky qytet vazhdon të votojë më shumë majtas, se djathtas. Ai ka votuar Rezhep Mejdanin, që u bë President, Namik Doklen dy herë, që u bë nënkryetar Parlamenti, e plot të tjerë, që zor se u “kujtohet” emri! Për hir të së vërtetës duhet thënë, se punë ka, por dhe nuk punojnë. Fushat dhe klima, që favorizon prodhimin e gjithckaje, vec kafesë, kanë mbetur pa Zot. Bashkisë i janë shtuar edhe katër ish-komuna e popullsia varion mbi 50 mijë banorë. Drejtuesi i ri i Bashkisë, realisht ka vizion të ri për zhvillim. Ai përpiqet për një infrastrukturë moderne, për shtimin e investitorëve vendas e thithjen e investitorëve të huaj. Lulishtja në qendër është rivilatizuar. Edhe rrugët e lagjeve me asfalt. Pamja urbane flet me kërkesat e kohës. Por, një dreq e di, kush ishte arkitekti i një ore të madhe në qendër të qytetit, që nuk ka punuar kurrë. Është një pllakë e madhe betoni e hekuri, që, jo vetën ndan si muri i dikurshëm i Berlinit, dy lagjet, por i zë edhe diellin sheshit para godinës së kinoklubit të rikonstruktuar. Jo pak, por qindra ton beton e hekur, për të mbajtur një orë elektronike, që nuk peshon më tepër se një kilogram!!!
Tek ky qytet, sidoqë i varfër, nuk është fashitur shpresa për një jetë më të mirë. Ndërsa dy lumenjtë, Devolli e Shkumbini i kalojnë anash duke i kthyer “shpinën”, dembelët e qytetit, i kthejnë shpinën Diellit…Ky është Cërriku i ditëve të sotme…E nesërmja, mbase flet ndryshe…

Fotot siper qyteti, ne fund gazetari BESIM DYBELI

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Mes lotësh, përcillen për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Kola (VIDEO)

Mes lotësh, përcillen për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Kola (VIDEO)

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Mes lotësh, përcillen për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Kola (VIDEO)

Mes lotësh, përcillen për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Kola (VIDEO)

12/02/2026
Qiratë e larta mbajnë ndezur inflacionin edhe në janar, rritja 2.3%

Qiratë e larta mbajnë ndezur inflacionin edhe në janar, rritja 2.3%

12/02/2026
Nga vrasja e Elvis Dedjes dhe e Emiliano Ramazanit, te porositë nga Dumani dhe vëllezërit Dizdari, rrëfehet i penduari i drejtësisë: Nuredini kishte në listë dhe…

Nga vrasja e Elvis Dedjes dhe e Emiliano Ramazanit, te porositë nga Dumani dhe vëllezërit Dizdari, rrëfehet i penduari i drejtësisë: Nuredini kishte në listë dhe…

12/02/2026
Tentoi të grabisë me armë zjarri bankën në Tiranë, arrestohet autori (EMRI)

Tentoi të grabisë me armë zjarri bankën në Tiranë, arrestohet autori (EMRI)

12/02/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In