Portreti i Ismail Qemalit, marketing i kompanisë “Lufra” (!)
Duket se kompania bulmetore “Lufra”, ka gjetur çelësin e suksesit të saj për marketing. Në kutitë prej kartoni me produktin, “dhallë”, ja stampuar portretin e Ismail Qemalit! Më duket paradoksale, ndoshta e pa mbështetur në ligj, që një figurë historike e papërsëritshme, të shërbejë si reklamë për një kompani private bulmeti. Shumëkush mund të bëjë këtë pyetje: -Si ka mundësi, që portreti i kësaj figure historike, që qëndron në çdo zyrë të institucioneve shtetërore, të shëmbëllen si model marketingu?!
Produkti bulmetor i shkallës mbetet shumë i kërkuar tek konsumatori shqiptar. Po ashtu, një produkt i tillë,, edhe në Turqi. A do ta lejonte shteti turk, që figura historike e Ataturkut, të stampohej në poçe për dhallë?!
Në këto radhë vëzhgimore, mbetet vetëm mendimi im personal. Mund të jem i gabuar, por institucionet kompetente, do të mund të reflektonin qëndrimin e tyre, nëse ka hapsira ligjore. Nuk kam asgjë personale me kompaninë, përveçse opinionit tim për cënimin e figurës së këtij personaliteti.