
N


Nga Besim DYBELI:
Njeriu, që solli gjelbërim hollandez në Elbasan
Shumëkush e njeh. Është njeriu i luleve. Pasioni i tij ka hijeshuar hapësirat publike e ka
” ngrohur ” zemrat e qindra çifteve me buqeta lulesh natyrale. Bukurosh Hysa quhet. E thërrasin shkurt, “Loshi”. 20 vite më parë, kur në Elbasan mbIllej ndonjë lule e shkulur në pyll, Loshi ndërmori udhëtim të largët. Askush nuk e besonte, që Elbasani do të hijeshohej me gjelbërim holandez. Nga andej solli një “suitë” lulesh nga ky vend i largët, por dhe përvojën e kultivimit. Nisi vetë mbjelljen e rritjen e tyre. Sot është lulushtari i gjithë qytetit e përtej. Në dyqanin e tij dhjetra qytetarë qëndrojnë në radhë. Kërkojnë e marrën buqeta lulesh natyrale. Shërben edhe nëpër familje. Edhe jashtë Elbasanit. Ditët e fundit puna e pasioni i tij po shihet në qytetin e Cërrikut. Në parkun e qytetit pemëshumë, Loshi po mbjell qindra lule
Shumëgjyrëshe stinore. Ai merr vlerësim e respekt nga qindra njerëz e komunitete banorësh. Tashmë përvoja holandeze, prej dhjetra vitesh është përhapur në tërë trevën e Elbasanit.













