21 July, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Nga Besim Dybeli: Funari i Elbasanit me 17 fshatra, vendosur mbi shtatë male

by News Albania
27/01/2022
in Kronikë
0
Nga Besim Dybeli: Funari i Elbasanit me 17 fshatra, vendosur mbi shtatë male
391
VIEWS
Share on Facebook

Në Veri të qytetit të Elbasanit, prej shekujsh rrjedh një lum i lashtë, me emrin Zaranikë. Lumi e ka zanafillën lart, nga mallet e Gurit të Zi dhe shkrepat e kuq të Cerujës. Rrjedh i rrëmbyeshëm nën këmbët e Brinjës, thikë të Braneshit. Zbret si më i qetë buzë fshatit Rrilë e Gurabardh. Pastaj kalon nëpër Katundin e Ri e Bradashesh, për t’u bashkuar me lumin Shkumbin. Zaranikës i është ngritur një pritë që nga koha e monizmit, ku fillon një hapësirë e gjërë, mes shkëmbinjve të Gracenit e Letanit nga njera anë dhe kodrave të Godoleshit. Mes malit të Gurit të Zi e të Cërujës nga ana tjetër, që shtrihet deri në Korrë e Mollagjesh në kufi me fshatrat e Tiranës, që njihet me emrin e bukur dhe të lashtë, Gryka e Zaranikës. Ajo ngërthen në vetvete 17 fshatra, shtrirë në 7 male. Emri i lumit Zaranikë, etimologjikisht është i shpjegueshëm nga fjala “zare”, guriçkat e bardha, ose gur zalli, që mbidhen me shumicë nga rrëpirat e malit të Gurit të Zi e shkëmbinjve sipër lagjeve, Arpe dhe Vërri të Cërujës. Ecim rrugës së vjetër, që kanë bërë të parët tanë shekuj me radhë. Është bukuri e rrallë të udhëtosh nëpër gurët si zarë të Zaranikës e të thithësh ajrin e pastër, që zbret nga Brinja e Braneshit e shijon aromën e ullinjëve e pemëve për rreth. Shohim buzë Zaranikës , aty ku ngrihet diga e saj. Një lagje të re me shtëpi të bukura e me banorë heterogjenë, të ardhur nga të katër anët e vendit. Jeta e puna e tyre pulson nën kërcënimin e vazhdueshëm të vërshimit të këtij lumi. Erdhën nga malet lart dhe këtu mbi gurët e Zallit ngritën ndërtesat e tyre, se gjetën truallin me çmim të lirë, pa pronar. Truall i thënçin, truall zalli. Shpesh herë mes dimrit, apo shirave të rënda të vjeshtës, vërshon Zaranika e përfshin ç’të gjejë përpara, mall e bagëti, prodhime e shtëpi. Nganjëherë edhe jetë njerëzish. Përroi i Zaranikës mbetet gjithmonë një rrezik për banorët e banesat e tyre.
X X X

Shkelim nëpër gurët e zallit, duke hedhur vështrimin herë nga fshati Gurabardh e herë nga faqja rrëpirë e Godoleshit. Në rrëzë të saj, ende mulliri i Ndreut. Ka mbi 100 vite që është ngritur dhe ka qenë gjithmonë në shërbim të këtyre malësorëve të varfër. Vinin dikur fshatarët nga Braneshi e Bixëllenja, Rrila e Bashabuni, me kafshët e ngarkuara me nga dy thasë të endur me lesh dhije, mbushur me misër e prisnin radhën me orë të tëra për të bluar. Ky mulli shërbeu edhe si strehë për partizanë të plagosur, apo për fshehjen e vrasëve që kishin marrë gjakun ndaj hasmi. Këtu gjenin një farë sigurie për disa ditë. Në kohën e monizmit u ndërtuan në qendër të kooperativave mullinj që punonin me korent. Por, këtij mulliri nuk i humbi vlera.
X X X
Më vështirë do ta kemi, kur të ngjitemi në brinjën e Braneshit. Është një e përpjetë thikë deri sa të dalësh në fushën e Funarit, rreth 6 km më lart. Nuk e kuptova që kisha arritur aty nga mesi i brinjës, mes drunjve dhe ferrave dhe ishte bërë natë. Diçka lëvizte nëpër gëmusha, por këmbët nuk më kthenin më prapa. Për Brinjën e Braneshit tregojnë shumë histori. Njëra thotë se një banor i Funarit u largua jashtë shtetit në Stamboll, në kohën e sundimit turk. Pasi kaluan dhjetra vite e të afërmit iu lutën të kthehej pranë familjes, ai fillimisht pyeti: -“A është më Brinja e Braneshit? Nëse ajo ekziston, unë nuk kthehem kurrë… Vetëm atë brinjë nuk dua ta ngjis më”… X X X

Në Mollagjesh u hap shkolla e parë shqipe që në vitin 1932, si e para pas asaj Normale dhe pas dy të tjerave, njëra në Shpat të Elbasanit e tjetra në Vrap të Peqinit. Dy burrat e Mollagjeshit, Isuf Deliu dhe Sali Çela, morën udhën në këmbë drejt Ministrisë së Arsimit të kohës dhe siguruan pas një argumentimi këmbëngulës një dokument për hapjen e shkollës. Në kthim i zuri nata rrugës, e fjetën në një shpellë. Me lejen e hapjes së shkollës në gji, të nesërmen dhanë sihariqin e hapjes së saj në gjithë Grykën. Dhe, ndonjë skeptiku, që nuk pranonte të sillte fëmijën në shkollë, Sali Çela iu përgjigj me shembullin e tij. Qethi si çun vajzën e vetme dhe e dërgoi atë i pari në dhomën me lagështirë, që shërbeu si shkollë fillimisht. Ismail Kaca nga Bixëllenja, ishte përfaqësues i Ballit Kombëtar e Rrapush Hyka në Korrë, përfaqësues i Legalitetit. Por gjithçka e vunë në shërbim të banorëve të Grykës së Zaranikës e lirisë së vendit. Bashkëpunuan të tre, bashkë me Isuf Deliun, me një qëllim të vetëm; që pushka të ishte drejtuar vetëm kundër pushtuesit e të mbroheshin me çdo kusht vatrat e fshatarëve të kësaj Gryke. Gjurmë kanë lënë edhe Gani Çupi e Hasan Sherja në Korrë. Një fshat ky me mjaft tradita arsimdashëse. Në fshatin Mollagjesh ka jetuar edhe një plak mbi 100 vjeçar. Kalem Haka quhej. U jepte mend burrave të gjithë Grykës, e para mençurisë së tij tuteshin pushtetarët e kohës. Sot, njeriu me të njëjtin emër, është specialist blektorie në Funari. Ai flet edhe për turizmin në këtë zone. Por duket se ëndrrat e tij mbeten larg shpresës për realitet. Gryka e Zaranikës është një zonë myslimane e lidhur ngushtë me fenë e me ritet fetare. Dikur, gjashtë banorë të fshatit u dënuan me burg për shkak të besimit. Edhe xhamia u mbyll forcërisht pas kësaj ngjarjeje, për t’u hapur vetëm pas 23 vitesh, me fillimet e demokracisë. Zëri i hoxhës që dëgjohet sonte nga lartësia e minares, është një kujtesë edhe për ato sakrifica të bëra nga ato burra për mbrojtjen e dinjitetit fetar. X X X

Gryka e Zaranikës, me të gjithë fshatrat e saj, tashmë I janë bashkuar Bashkisë së Elbasanit. Të gjithë kanë shpresë e besojmë, se jeta në kërto fshatra do të jetë ndryshe. Besojnë kështu, edhe për faktin se në qendër të Funarit gjendn poesë liqene me ujë të kaltëruar, rrethuar me dushqe e pisha. Por ëndërra për turizëm në këtë zonë, ende mbetet larg. Mbetet e tillë, pasi rruga atutomobilistike që e lidh me Elbasanin, kërkon fonde e investime. Pa le pastaj, premtimi për tu lidhur kjio zonë me kryeqytetin. Megjithatë banorët e këtushëm, mbeten të urdhtë e shpresëndjellës…Le të shpresojmë se Funari me të gjitha fshatrat e grykës së Zaranikës do të jetojnë më mirë dhe për rreth rezervuarëve të kësaj zone, shoqëruar me bukuri magjepsëse natyrore. Dora e njeriut dhe investimet e mjndshme, do të mund të ofrojnë dëshirën për të kaluar këtu kohë pushimesh në dimër e në verë.

Fotot: Siper Funari, poshtë gazetari BESIM DYBELI
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania