11 July, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Nga Ben Blushi: Kuvendi i Lezhës…

by News Albania
June 19, 2025
in Kronikë
0
14
VIEWS
Share on Facebook

KUVENDI I LEZHËS

Disa ditë më parë mora pjesë në një mbrëmje shumë të çuditshme për të cilën nuk isha i përgatitur.

E dija se në darkën që kishte shtruar Pjerin Ndreu, Kryetari i Bashkisë së Lezhës, ishin të ftuar disa miq nga Kosova dhe Maqedonia por nuk e kisha menduar se aty do gjeja më shumë se 50 burra të qeshur që dukej sikur ishin mbledhur për të festuar një ngjarje që unë nuk e dija.

Pjerin Ndreun e kam njohur prej vitesh dhe që kur e njoh më ka surprizuar tre herë.

Herën e parë kur fitoi si Kryetar i Bashkisë së Lezhës, megjithëse është nga Puka.

Hera e dytë ishte dy vjet më parë, kur organizoi prezantimin e romanit tim Komploti dhe më habiti se kishte lexuar çdo libër që kisha shkruar.

Hera e tretë ishte të shtunën, kur me elegancën e një diplomati detyroi 50 burra të mbajnë secili nga një fjalim patriotik, përfshi edhe mua që jam një dollibash i turpshëm dhe pa kurajo.

Darka e Pjerinit ishte një tubim ku merrnin pjesë politikanë, kryetarë bashkish, deputetë, ministra, ish kryeministra, ish kryetarë kuvendi, ambasadorë, biznesmenë, shkrimtarë, piktorë, këngëtarë, sportistë, botues dhe historianë.

Dukej si një parlament panshqiptar që e drejtonin me rradhë Pjerin Ndreu dhe Ramiz Lladrovci ndihmësi i tij i palodhur nga Kosova.

Me pak fjalë aty nuk mungonte asnjeri që mund t’i bënte mirë punëve të kombit dhe mungonin të gjithë ata që mund ti bëjnë keq.

Ajo që më pëlqeu më shumë ishte se aty ishin të gjithë besimtarë, po nuk kishte asnjë hoxhë dhe asnjë prift.

Nuk kishte nevojë për ndërmjetës se të gjithë besojnë te Shqipëria.

E treguar në këtë mënyrë duket sikur në darkën e Lezhës u themelua një shoqëri masonike ku disa burra u betuan të ndryshojnë punët e botës duke u takuar herë pas here me një gotë verë në dorë.

Deri diku është e vërtetë. Me ndryshimin e vetëm që aty nuk u fol për punët e botës por për punët e shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi.

Tema e darkës ishte e thjeshtë: shqiptarët nuk kanë jetuar kurrë më mirë, nuk kanë qenë kurrë më të integruar, më të respektuar, më të fortë, më të lirë dhe më të pasur se ç’janë sot.

Por a mund të jenë edhe më mirë se kaq?

Sigurisht.

I ndezur nga atmosfera e sofrës dhe i pickuar nga Pjerini që e përdorte mikrofonin si shkop, unë i pyeta miqtë kosovarë se pse nuk bashkohen me ne.

Shqipëria e sotme është një vend i bukur që ka mundur me sukses armiqtë e vet kryesorë.

Grindjet e brendshme.

Egërsinë ndaj natyrës.

Administratën komuniste.

Paragjykimin e të huajve.

Jam i bindur se asnjë vend tjetër ish komunist nuk ka arrritur dot më shumë se ne në tridhjetëvë vitet e fundit.

Kosova është një demokraci e re, Shqipëria është një demoktaci me det.

Shqipëria ka shumë male, shumë fusha, shumë lumenj, shumë miq dhe gjithmonë e më pak armiq.

Shqipërisë nuk i mungon asgjë përvec një gjëje : Kosova

Kosova është e vetmja pjesë që i mungon mozaikut të mrekullueshëm të Shqipërisë për t’u bërë i madh.

Ja kjo ishte arsyeja e kuvendit që thirri Pjerin Ndreu.

Si ta bëjmë Shqipërinë një vend të madh dhe Kosovën një demokraci me det.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Vrasja e të riut në Mat/ Shoqërohen 4 persona, ekspertiza paraprake: 23-vjeçari ka humbur jetën nga…

Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra në Mat/ Zbardhen dy pistat kryesore të hetimit, dyshohet se viktima ishte përfshirë me…

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Vrasja e të riut në Mat/ Shoqërohen 4 persona, ekspertiza paraprake: 23-vjeçari ka humbur jetën nga…

Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra në Mat/ Zbardhen dy pistat kryesore të hetimit, dyshohet se viktima ishte përfshirë me…

July 11, 2025
Edi Rama: Çudira! Një drejtor UKT-je me 30 këshilltarë, ka ardhur koha për një Operator Kombëtar të Shpërndarjes së ujit, departamentet e bujqësisë qesharake dhe të krijuara për qoka

Edi Rama: Çudira! Një drejtor UKT-je me 30 këshilltarë, ka ardhur koha për një Operator Kombëtar të Shpërndarjes së ujit, departamentet e bujqësisë qesharake dhe të krijuara për qoka

July 11, 2025
Rama jep ultimatumin: Të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë

Rama jep ultimatumin: Të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë

July 11, 2025
Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës, zbulohet axhenda e diskutimeve

Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës, zbulohet axhenda e diskutimeve

July 11, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In