21 May, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga Basir Çollaku: Rama po rrëzohet dhe nga erionistët, gjushistët, pushtuesit e rinj zdromistë në PS…

by News Albania
02/09/2020
in Opinion
0
20
VIEWS
Share on Facebook

Nga Basir Çollaku/ Rama po rrëzohet dhe nga erionistët, gjushistët, pushtuesit e rinj zdromistë në PS…

Rama, me kandidimin në Durrës, tek vëlla Gjushi, ia dorëzoi Rilindjen Niçes, sojit që ia kishin gatuar… Kjo është një mundësi t’u kthejë PS-në socialistëve, pa mjaftistë, e erionistë, gjushistë. Ka mëse dy vjet, ndoshta më tepër, kohë kur është konturuar përplasja e ashpër brenda të majtëve. Pasi Veliaj u bë kryebashkiak, në zgjedhjet e 2017 punonjësit e Bashkisë nëpër zyrat elektorale nuk pyesnin të dërguarit partiakë të qeverisë. Karshillëkun e flisnin me ton hapur. Erionistët, ose ndryshe zdromistët, mbinë në PS nga kafshimi i egër i pushtetit dhe parasë. Asgjësimi narkopolitik i Sajmir Tahirit, la korsinë e hapur për zdromistët bashkiakë në Partinë Socialiste. Edi Rama e humbi kontrollin autokrat brenda të vetëve. Sajoi një kongres partie për promovim të Lindës, duke i dërguar shenjë Veliajt, se testamenti për pasardhësin po ndryshon rrugës. Në shtator e më pas, nëntor 2019 përplasja prodhoi qortimin rrëshkitës të Ramës. “Merr kovë e gëlqere lyej gardhin”. Kjo, pasi Veliaj kishte humbur terren frikshëm në qershorin zgjedhor, ku votimi njëemror ishte shkatërrues. Për të bërë teveqelin e fortë, Rama i lëshoi pataten përvëluese, shembjen e Teatrit. Pëshpëritje socialiste thonë se Rama urdhëroi vartësin me kuota të rëna, nëse nuk e shembte për tre ditë do ta dërgonte vetë në SPAK. Presioni u bë shteg. Zdromisti e shembi duke bërë ngjarje dhune dhe shokuar vendas e të huaj, e shembi. Prokuroria, falë zdromistëve brenda saj bën xhiro bosh me një pamundësi të frikshme në kryerjen e detyrës për ngjarje flagrante. Dosja rrezikon ti ngjitet asaj të vrasjes së të miturit Gjoklaj, ku kasaphana hetimore u dirigjua nga fajtoret. Erionistët zdromistë tashmë nuk pyesin. Hollë-hollë nuk u kërcet në sinoret e tyre për ramistët, agaçistet. Të. ndihmuar nga Xhafa e të tjera fije të së shkuarës, kryezdromisti i kryeqytetit, po rreket të rrethojë karriken e Edi Ramës dhe ta sulmojëm, sapo ai të lëvizë të ndenjurat prej saj. Aksionet tek Soros i hollohen njërit e i trashen tjetrit, pa konsoliduar garën e fituesit. Palët mbajnë njërin sy hapur, për të marrë vesh nga do hedhë hapin mbajtësi i hipotekës, Ruçi. Ai di të shesë. Siç bëri me Nanon, mund ta bëjë me pasardhësin dhe kandidatin. Marketi nuk është mbyllur. Zdromisti ka futur në oborrin e tij shumë pallatistë, duke shërbyer si berber i portofolit të shumëkatëshve. Mbi 600 leje ndërtimi, duke marrë kutin matës të Ramës, 20 përqindëshi eshtë fryrë më fort. Tabela e shumëzimit prodhon qindra miliona euro. Tabela e Prokurorisë vuan nga një anemi e theksuar, me simptoma të rënda vettingu. Nëpërmejt Xhafës, rreshtuar përballë Ramës nga ikja prej Geronit, për të mos prangosur Gjushin, Veliaj ka hyrë në sitemin e drejtësisë me zdromistët e tij, njëherësh duke mbajtur në shenjestër ndonjë guximtar që heton dosjet e shumta bashkiake në Prokurori. Këtu është shfaqur efekti Xhafa, me katapultim sigurimsash në krye të institucioneve të reja të drejtësisë. Kontrolli anon nga zdromistët bashkiakë, prodhuar egërsisht nga ndikimi i Xhafës, dhëndrrin e të cilit, Veliaj e mban në zyrën e lejedhënies së pallateve pa fund. Pse Rama u afrua në Durrës, ndërsa Tiranën e copëzoi në tre drejtues duke lënë Veliajn si njëri prej tyre?? Në Vlorë sherri me Lelin, orekset në Palasë, mëritë e vjetra të Koços, babëzia personale, ia hoqën ndenjësen e rehatit dhe e bënë të thërriste taksistin për konsultë. Betejën me opozitën, Rama e ka marrë vesh se e ka humbur, e s’ka marifet t’ia shpëtojë davanë. Përpjekjen e ashpër e kanë si rilindasit e tij, që të dalin mbi zdromistët erionistë. Kjo do të jetë përballja nga ku humbësi do të jetë shenjestër ndëshkimi për kundërshtarët, ndërkombëtarët, duke zbukuruar në krye statistikat e SPAK..Këtu, Rama është rreshtuar te gjushistët, si streha e fundit e përpëlitjes dhe si përdorje e tyre në përplasje me zdromistët erionistë. Kështu, furtuna e interesave ka lënë jashtë vëmendjes socialistët, të lënë krejt pas dore. Do lëkunden pas rilindjes. do përkunden si ramistë edhe disa muaj e do të përfundojnë si erionistë dhe zdromistë apo do t’u kërcasin një shkelm në fundshpinë të dy palëve që kanë bërë shumë punë me të, paskëtaj do të kthehen të jenë socialistë. Kjo alternativë u bën mirë atyre njëherësh edhe vendit…

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

VIDEO/ Publikohen pamjet e aksidentit të rëndë në Shkodër, momenti i përplasjes së dy makinave, biçikleta ku udhëtonte 50-vjeçari që ndërroi jetë “fluturon” në ajër

Aksidenti i frikshëm në Shkodër/ Humbi jetën nga përplasja e fortë e dy makinave, identifikohet viktima që po ecte me biçikletë (EMRI)

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Opinion nga Klevis Elezi: Sot Shqipëria po humbet kapitalin më të rëndësishëm, njerëzit e saj!

21/05/2026

Avokatja e njohur Albina Kola kërkon votën e kolegëve për të qenë anëtare e KP të Dhomës së Avokatisë

21/05/2026
VIDEO/ Publikohen pamjet e aksidentit të rëndë në Shkodër, momenti i përplasjes së dy makinave, biçikleta ku udhëtonte 50-vjeçari që ndërroi jetë “fluturon” në ajër

Aksidenti i frikshëm në Shkodër/ Humbi jetën nga përplasja e fortë e dy makinave, identifikohet viktima që po ecte me biçikletë (EMRI)

21/05/2026
Zbardhet dëshmia e babait të Ervis Martinaj: Pas zhdukjes së Visit, policia më ka ardhur 23 herë! Kam kaluar të gjitha llojet e hetimeve…

Zbardhet dëshmia e babait të Ervis Martinaj: Pas zhdukjes së Visit, policia më ka ardhur 23 herë! Kam kaluar të gjitha llojet e hetimeve…

21/05/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In