13 June, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Editorial

Nga Basir Çollaku: Berisha i primareve mban PD-në larg pazareve

by News Albania
September 4, 2024
in Editorial
0
Nga Basir Çollaku: Berisha i primareve mban PD-në larg pazareve
163
VIEWS
Share on Facebook

Berisha i primareve mban PD larg pazareve

Sali Berisha është një prodhues politik i pakonkurueshëm. Rëniet dhe ngritjet janë raste studimi. Partia Demokratike e sulmuar brutalisht nga Edi Rama, qeveria dhe aleatët e saj të zinj dhe gri, i rezistoi planit të asgjësimi me një mbijetesë të pazakontë.
Berisha i dha fuqinë e munguar votës së anëtarit. Kryetari, krerët e degëve, përfaqësuesit e drejtuesit e forumeve marrin detyrën nga kutia e votimit. Vërtet nuk ishte formulë e zbatuar në udhë perfekte, por ishin më të mirat e deritanishme. Korrigjimet janë të nevojshme.
Jemi më pak se shtatë muaj nga zgjedhjet parlamentare. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese me hapjen e listave në 2/3 dhe mbylljen në 1/3 ka shkaktuar luhatje. Demokratët besojnë te kryetari Berisha. 500 mijë vota pa zyra, pa logo, pa asgjë e dëshmuan këtë. Por nuk duan të heqin dorë nga oferta e tij, premtimi i tij, praninë e tyre në fuqinë e re partiake, PRIMARET. Kjo do të prodhonte jo pak zhgënjim të brendshëm.
Një garë e konkurrentëve brenda anëtarësisë mund të përcaktojë shkallaren si në rendin e sigurtë dhe atë preferencial.
Kryesia, Këshilli Kombëtar, debatet në prag fushate duhet të kenë prioritete cilësore. Është nevojë urgjente e një zhvillimi strukturor.
1-Të krijohet një grup pune për përcaktimin e modaliteteve të primareve, me eksperiencat më të mira, kryesisht ato amerikane. Të jenë primare të mbyllura se dalja jashtë partisë, në kujtesën e 2023 u hapi rrugë majtistëve të përfshihen si simpatizantë.
2-Të hiqet dorë nga orientimi i votës nga qendra, kryesia dhe funksionarët drejtues.
3-Të mos ndikojnë në orientim kryetarët e degëve. Në statutin e 11 dhjetorit 2021, është përcaktuar se, kandidimi i tyre sjell dorëheqjen, por edhe me një status të tillë, pasja e listave dhe ndikimi e kompromenton
4-Listat të mos jenë vetëm në duar krerësh të degëve, të cilët mund të çorientojnë atë në momente të fundit të votimeve.
5-Të mos ketë balotazh, pasi në përvojën e mëparshme nuk solli shëndet të brendshëm politik.
6-Komisioni Qendror i primareve të ketë personalitete të partisë me integritet dhe moral të spikatur, jo anëtarë kryesie, të jenë jashtë konfliktit të interesit si kandidues në gara. Të jenë filtër statutor dhe moral.
Kryetarët e degëve në angazhimin e tyre sakrifikues, duhet të kenë objektiv parësor nxjerrjen e partisë fituese nga zgjedhjet. Këtu, spikatja e tyre sot i ul me të drejtë në tryzën e pushtetit nesër. PD ka model funksionues. Primaret duhet të shërbejnë edhe për zgjedhjen e drejtuesve politikë të qarqeve. Asnjë deputet apo kërkues nuk duhet të trembet nga vota. Megjithë aksiomën e njohur se politika është ndër të tjera art marrëveshjeje, brenda subjektit marrëveshja prevaluese është Kushtetuta e Re e PD, PRIMARET. Deputetët e rikthyer nuk mund të shpresojnë “bonusin Berisha” në lista dhe pastaj të mbeten me shpresë se anëtarësia do të amnistojë pakënaqësinë përfituesve. Vetëshpallja si deputet i rëndësisë së veçantë nuk duhet të vlejë për askënd. Asnjërin. Kandidatët nuk duhet të ikin nga një zonë në tjetrën, për t’iu shmangur llogaridhënies së mandatve të konsumuara e harresës mes datave elektorale. Këtu mjaft mandat-mbajtës sqarojnë veten dhe demokratët nëse janë rikthyer te Berisha apo “berishizmi” si rezervat votash. Mungesa e votës, zgjedhja me delegim, nis firot në votimet parlamentare. Mund të sjellë hapur demotivim. Qëndrim larg pjesëmarrjes. Nëse demokratët duan të mbështesin dikë apo mospëlqejnë dikë tjetër, kjo mundësi duhet t’u jepet, sepse ata janë makina elektorale e partisë, njëherësh, ndezësit e frymës. Sigurisht në këtë krizë të moskonsolidimit pa dalë tej anëtarësisë, ku edhe në zgjedhjet e kandidatëve bashkiakë në 2023, u zgjatën duar socialiste, si simpatizantë të orëve të fundit. PD ka potenciale të mëdha. Mundet ta thellojë këtë leksion demokracie, pavarësisht pjekurisë delikate të procesit. Fuqia e Votës nuk mund të tregohet me turne. Nëse e shmang në përzgjedhjen e përfaqësuesve, të bjerret mundësia ta kërkosh në raundin final, ku pret t’i bësh ata fitues përballë kundërshtarëve. Ky aksion politik i nisur tri vjet më parë me rithemelimin, ardhur me Berishën e Primareve, duhet të jetë garanci sot për ta mbajtur PD larg pazareve.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Vodhën taksistin dhe punonjësin e karburantit, arrestohet 23-vjeçarja dhe shpallet në kërkim i riu (EMRAT)

Vodhën taksistin dhe punonjësin e karburantit, arrestohet 23-vjeçarja dhe shpallet në kërkim i riu (EMRAT)

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Vodhën taksistin dhe punonjësin e karburantit, arrestohet 23-vjeçarja dhe shpallet në kërkim i riu (EMRAT)

Vodhën taksistin dhe punonjësin e karburantit, arrestohet 23-vjeçarja dhe shpallet në kërkim i riu (EMRAT)

June 13, 2025
Hapja e kutive mund të sjellë pasoja të reja për integritetin e procesit zgjedhor

Hapja e kutive mund të sjellë pasoja të reja për integritetin e procesit zgjedhor

June 13, 2025
Goditet një rast i ushtrimit të paligjshëm të veprimtarisë së lojërave të fatit, arrestohen 2 persona, shpallet në kërkim një tjetër (EMRAT)

Goditet një rast i ushtrimit të paligjshëm të veprimtarisë së lojërave të fatit, arrestohen 2 persona, shpallet në kërkim një tjetër (EMRAT)

June 13, 2025
Si ndodhi aksidenti tragjik i avionit “Air India” dhe kush ishte në bord

Si ndodhi aksidenti tragjik i avionit “Air India” dhe kush ishte në bord

June 13, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In