Trekëndëshi i Bermudës kërcënon me turrën e druve!
Trebythëkëndëshi i aleancës së kullave shpalli heretik Lulzim Bashën në tempullin e ligjeve.
Ekzekutimin e vendimit të trebythnjakëve e kreu Hamasi i Sali Berishës, (Marshalli).
Revolucioni i karrigeve i udhëhequr nga Gazeli (Çhe Guevara) dogji tavolinën dhe karrigen e Lulzim Bashës me një mesazh të qartë duke na kujtuar turrën e druve të inkuizicionit mesjetar ku u dogjën Galileo Galilei dhe Xhordano Bruno.
Edhe inkuzicioni i revolucionit të trekëndëshit tre bythë -një karrike -shumë kulla në mënyrë simbolike dogji karrigen e liderit të opozitës për të kërcënuar SPAK-n dhe Lulzim Bashën, demokratët dhe qytetarët me mobokracinë e tyre me të cilën kanë sunduar prej më shumë se tre dekada.
Kritarkia e SPAKU-t e mbështetur nga trinomi i lirisë dhe demokracisë globale SHBA-BE-Mbretëria e Bashkuar do të shëmbin republikën e oklokracisë dhe regjimin oligarkiko-kleptokratiko-kakistokratik të triumviratit famëzi.
PDSH-ja euroatlantike e udhëhequr nga Lulzim Basha është shpresa e shqiptarëve dhe mazhoranca morale e cila nuk trembet e nuk zmrapset nga mejdani me triarkinë famëkeqe dhe mbështet SPAKU-n pa asnjë rezervë.
Misioni ynë është çlirimi i demokracisë nga kthetrat e oktapodit ogurzi që me pushtetin e krimit të organizuar dhe mafies politike ka mbërthyer shtetin dhe pushtuar të gjitha gjymtyrët e tij.
Rënia e neodiktaturës është e pashmangshme!
Agu i demokracisë është i pandalshëm.
PD- ja dhe Lulzim Basha lideri I vetem I opozitarizmit në Shqipëri.