13 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga Azgan Haklaj: Pashtriku, Olimpi Shqiptarë!..

by News Albania
16/08/2020
in Opinion
0
44
VIEWS
Share on Facebook

Pashtriku, Olimpi Shqiptar.

Prej dt 1 gusht kanë filluar peligrinazhet e besimtarëve bektashinjë në malet e Shkelzenit, Pashtrikut, Krujës në nderim të veprës së misionarit Sari Salltikut.
Epilogu i këtyre marshimeve do të jetë si gjithmonë dt 21 gushti në Malin Zot të Tomorit, në fronin e perëndive, të Zeusit, Dodonës Pellazgjike e Abaz Aliut.
Këto peligrinazhe këtë vit përkojnë me vitin jubilarë të Ideologut të Bektashizmit dhe njërit prej përfaqësuesve më të shquar të Rilindjes Kombëtare, Naim Frashërit.
Është viti i poetit zemër zjarrtë, jubileu i dytë i madh i shqiptarëve pas atij të Gjergj Kastriotit, të cilin Naimi ynë e ka përjetësuar për të gjithë brezat e bashkëkombasve të tij në poemën e tij madhështore “Historia e Skënderbeut”.
Është një simbolikë hyjnore dhe atdhetare njëherësh udhëtimi i Baba Mondit në malet e shenjta, për të cilat Naimi shprehej:
“O malet e Shqipërisë
Që mbani kryet përpjetë
Tmerr e frikë përhapni
Përpini qiejt dhe retë”.
Me dt 7 gusht u ngjitëm në Malin e Shkelzenit me Kryegjyshin Botërorë Edmond Brahimaj, ndërsa me 14 gusht u ngjita vetë në Olimpin Shqiptar, të pagëzuar kështu nga Pjetër Bogdanit, në Pashtrik të Hasit për të përcjellë mesazhin e Kryegjyshit Botërorë.
Me këtë rast një falenderim të veçantë për kompaninë që po konkretizonte projektin madhështor të rrugës, e cila do të asfaltohej gjer në majë të malit ku toka puthet me qiellin, vepër kjo e ish kryeministrit Ramush Haradinaj, presidenti i ardhshëm i Kosovës.
Po kush është Mali i Pashtrikut?!
Mali i Pashtrikut është mali i perendive, i figurave mitologjike.
Ai është mal i shenjtë dhe me magji të ndryshme.
Sipas Pjetër Bogdanit ai është Olimpi Shqiptar.
Mali i shenjtë Pashtrik quhet “Baba Pashtriku”.
Kuptimi etimologjik i fjalës Pashtrik është “Pa shtriga”.
Ai është muri mes pirustëve e dardanëve.
Pashtriku, sinonimi i pastërtisë pa – shtriga është adhuruar që në kohët e lashta pellazgo- ilire.
Ashtu si Tomori e Shkelzeni i Gashit Pashtriku i Hasit, nga ku shihet kurora madhështore e majëmalëve që rrethojnë rrafshin e Dukagjinit.
Është vend origjina e Dinastisë së lavdishme të Kastriotëve, e cila u shkëput nga këtu drejt Sinjes e Gardhit të Poshtëm në Dibrën e Poshtme.
Në Pashtrik ra në fushën e nderit për të mbetur simbol i thyrjes së kufijëve e shkuljes së piramidave ndërshqiptarë gjeneral Luan Haradinaj me dt 6 maj 1997-të dhe 40 deshmoret me në krye Muj’ Krasniqin “Komandant Kapuçi”, me dt 14 dhjetor 1998-të.
Në Pashtrik ranë deshmorët e parë të operacionit “Shigjeta” të UÇK-së së lavdishme.
Pashtriku ka qenë në të gjitha kohët për stërgjyshërit tanë jo vetëm një vend adhurimi, por dhe një kala e pamposhtur lirie.
Bektashinjtët shqiptarë ashtu si vëllezërit e tyre françeskanë e kanë postulat të tyre “Për Atdhe e fe”, apo “Atdhe e fe”, siç shprehej Gjergj Fishta.
Bektashizmi Shqiptar ka ushqyer në të gjithë brezat një dashuri të flaktë për Atdheun, lirinë e tij e Gjuhën Shqipe.
Asnjë poet i ndonjë kombi tjetër nuk i është drejtuar Atdheut me fjalët hyjnore si Naimi ynë.
“Ti Shqipëri me jep nder
Më jep emrin shqipëtar
Zemrën t’i ma gatove
Plot me deshirë e më zjarr.
Është fat e njëherësh bekimin për Shqipërinë që në kryeqendrën e Kombit Shqiptar në Tiranë ndodhet Selia e Kryegjyshatës Botërorë të Bektashizmit, e cila ashtu si Vatikani për katolikët është kryeqendra shpirtërore për bektashinjtë e mbarë botës.
Baba Mondi, ky prijës i urtë e vizionarë i komunitetit botërorë të bektashinjëve është njëherësh patriot e misionarë ekselent i Kombit të tij.
Nëse mburremi përpara botës me vlerën e pamatë të tolerancës e harmonisë fetare, komuniteti bektashinjë shqiptar e Kryegjyshata e drejtuar nga Baba Mondi kanë një rol të dorës së parë.
Baba Mondi e ka promovuar veprën e madhe të humanistes Nënë Terezës dhe ndihet krenar që shenjtorja shqiptare me famë botërore e ka bekuar Selinë e Kryegjyshatës që ai udhëheq.
Nderimi për natyrën e vendet e shenjta është hyjnor sepse është nderim në radhë të parë për vetë Zotin e plotëfuqishëm, krijuesin e gjithësisë.
Nderimi i sivjetshëm është i veçantë sepse është në vitin jubile, të lavdishëm, të autorit të fjalëve të qiririt, Naim Frashëri i cili ka 120 – vjetorin e kalimit të tij në amëshim.
Naim Frashëri është i pavdekshëm e drita e shpirtit të tij të bekuar do të ndriçojë përjetë në viset madhështore të Atdheut të tij, si një premtim se do ta shohim Shqipërinë zonjë, siç e donte iliministi Naim Frashëri.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania