21 May, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga Azgan Haklaj: Ministria e Kulturës dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë dërgojnë Enver Hoxhën në Unesko!..

by News Albania
September 5, 2020
in Opinion
0
22
VIEWS
Share on Facebook

Ministria e Kulturës dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë dërgojnë Enver Hoxhën në Unesko

Identiteti kulturor në rrezik nga matrapazët antikombëtar të Ministrisë së Kulturës dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Propozimi i Ministrisë së Kulturës dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për të çertifikuar në Unesko Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, i cili është një krijesë e ideologjisë staliniste, për të përjetësuar kultin e diktatorit Enver Hoxha më kujton Perandorin Romak Kaligula, i cili e shpalli kalin e tij senator të Romës.
Për të përjetësuar si datën me të rendësishme në historinë e Kombit tonë 16- të tetorin, ditën e lindjes së AntiKrishtit shqiptar Enver Hoxhës etërit e Akademisë së Shkencave dhe Ministrisë së Kulturës bënin çdo katër vjet përgatitje të ethshme për të shpalosur në Kalanë e Argjirosë, (që në fakt është Kalaja e Princit Mesjetarë Gjin Zenebishti) tërë arsenalin e talentin e artistëve për t’i mbushur mendjen një populli që i mohuan vetë Zotin e tempujt e tij të besimit se Gjirokastra ishte vetë toka e shenjtë e këtij Kombi dhe Palortoja ku lindi diktatori Bethlehemi i tij.
Rinia e sotme shqiptare duhet të jetë jo vetëm kureshtare se çfarë kendohej në atë festival, por dhe të jetë vigjilente për të mos lejuar kurrë që brezat e ardhshëm të vihen në rresht për t’i thurur ditirambe një idhulli të rremë siç patën bërë hebrejtë e Moisiut në shkretëtirë duke mohuar Zotin e tyre duke adhuruar statujën e një viçi të artë.
Po citoj për kuriozitetin e lexuesve disa vargje që këndoheshin në atë festival që Ministria e Kulturës do ta depozitojë në Unesko si “Ikonë” të trashëgimisë kulturore të popullit me të vjetër të kontinentit Europian:
“Zemrat tona këndojnë njëherit në ditëlindjen e Enverit”
Urojnë të bardhat zemrat tona
Rrofsh sa malet Enver Hoxha”, apo
“Lum e lum Partia e Punës
Enver Hoxha në ball të tribunës
Urojnë malet e Atdheut
Tungjatjeta o burri i dheut”.
Për kultin e individit të diktatorit e përjetësimin e sundimit të klikës së tij kriminale janë përdorur burime kolosale njerëzore, mjete monetare e një propogandë shurdhuese në kohën që shqiptarët ishin katandisur e kishin rënë në humnerën e mjerimit, varfërisë dhe urisë dhe udhëhiqeshin siç shkruante i ndjeri Abaz Ermenji, ish student i “Sarbonës” së Parisit, në hibridet e misrit që në Europë i hanin vetëm derrat.
Kulturologët e sotëm të Akademisë së Shkencave e Ministrisë së Kulturës duhet të pyesin një herë njeri- tjetrin:
A ka një rast të dytë në historinë e Uneskos që një festival i trashëgimisë kulturore siç është Festivali Folklorik i Gjirokastrës t’i jetë kushtuar ditëlindjes së një diktatori, e nëse po, a ka guxuar ndonjë shtet ta çojë atje si trashëgimi të kulturës botërore?!!
Çfarë pêrfaqësojnë këta “doktorë” hanxhari, siç i cilësonte Noli adashët e tyre të viteve 30- të?!
A mund të na argumentojë kjo farë akademie se cili është kontributi i Veliut dhe Kadiut të tyre në lëmin e shkencës e të kulturës shqiptare?!
I biri i gjeneralit të zi Ethem Gjinushit i cili mbart një mal me krime, atje në ferrin e zi është i vetmi kryetar i akademisë së shkencave në botë, emri i të cilit nuk figuron si autor i asnjë libri.
E nëse ky fakt nuk është domosdoshmërisht kriter për “çupkën” e partisë, të Ministrisë së Kulturës, për kreun e Akademisë së Shkencave është domosdoshmëri për të mos u bërë gazi i botës në arenën ndërkombëtare.
Ministri i arsimit të diktaturës që është vetëshpallur Vali e Kadi i Akademisë së Shkencave dhe zonjëza rilindase që drejton Ministrinë e Kulturës në sinkronizim kanë vendosur që të organizojmë Festivalin e Gjirokastrës pikërisht në muajn prill të vitit që vjen.
Ndoshta do ta organizojnë me dt 7 prill, ditën e pushtimit fashist, ndoshta me dt 11 prill, si homazh e përshpirtje për Neronin shqiptar Enver Hoxhën.
Këtë festival që organizohjej me rastin e ditëlindjes së diktatorit Hoxha, e tani të zhvendosur në muajn e tij të vdekjes, por për të përdorur edhe si prag të fushate elektorale nga Sulltani “ynë” Edi Rama e kanë propozuar si vlerë të jashtëzakonshme kulturore të njerëzimit, për ta çertifikuar si simbol të kulturës kombëtare që lindi e vazhdon të ekzistojë si hymn i diktatorit kanibal.
Përpjekja për rehabilitim e diktatorit dhe burgosja e trashëgimisë së shquar kulturore mijëravjeçare të Kombit Shqiptar në kafazin e realizmit socialist është një ndërmarrje antikombëtare që tregon prirjen e kësaj qeverie e të institucioneve që varen prej saj për të shpërlarë trurin e shqiptarëve dhe për të zhdukur nga memoria e tyre historike dhe kulturore të çdo gjurme të kulturës materiale e shpirtërore me të cilën shqiptarët janë identifikuar në shekuj nga fqinjët e tyre barbarë e shovinistë.
Le të na thonë xhahilët e Institucioneve të kulturës çfarë kanë bërë për lahutën, çiftelinë, apo ua kanë marrë?!
Po për xhubletën, plisin, polifoninë Labe, Eposin e Kreshnikëve, gjamën e burrave, këngën majekrahu?!
Mashtrime dhe vetëm mashtrime.
Futuni në web sajdin e Ministrisë së Kulturës.
Në “planin” e saj pesëvjeçar të modeli hoxhist 2020-2025 nuk ekziston asnjë nismë e tillë për të dërguar në Unesko margaritarët me të shendritshëm të trashëgimisë sonë kulturore.
Misioni i tyre është krejt tjetër:
Të rehabilitojnë e përjetësojnë festivalin e Enverit të zi, diktatorit me gjakatar që ka njohur historia jonë e vjetër dhe e re.
Por gjinot e vasot tanë sëbashku me ministreshën e kulturës e shpura e tyre duhet të presin gjatë në radhë sa të organizohen festivale kombëtare në nderim të Hitlerit, Stalinit, Musolinit e Fidel Kastros, Pol Potit e Kim Jongut të Dytë
Ju duhet pra të presin gjatë për ta çuar në Muzeun e Kombeve mumjen e babait të tyre shpirtërorë Enver Hoxhës.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial/ Secili për vete, Shqipëria për askënd!

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Editorial/ Secili për vete, Shqipëria për askënd!

May 21, 2025

Ilir Meta përcjell falenderime nga burgu për votuesit e tij

May 21, 2025

Nga Kim Mehmeti: Ne jemi përbuzës të vetvetes dhe lëpirës të të huajve!

May 21, 2025

Nga Eliona Kodra Shkreli: Benet Beci, pas zgjedhjeve filloi hakmarrjen politike

May 21, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In