16 January, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga Azgan Haklaj: Bashkëvuajtës e bashkëfajtor, sllogani që vrau demokracinë që në lindjen e saj

by News Albania
23/05/2021
in Opinion
0
Nga Azgan Haklaj: Bashkëvuajtës e bashkëfajtor, sllogani që vrau demokracinë që në lindjen e saj
117
VIEWS
Share on Facebook

Ky shkrim është publikur para zgjedhjeve

Bashkëvuajtës e bashkëfajtor sllogani që vrau demokracinë që në lindjen e saj

Kalimi nga regjimet diktatoriake, totalitare në demokraci është fenomen që e kanë kaluar vende me traditë të gjatë shtetformuese të Europës, si Gjermania, Italia, Spanja, apo vende të tjera të Azisë, Afrikës e Amerikěs Latine.
SHBA- së, pas shpalljes së pavarësisë nga Anglia ju desh të përjetojë një luftë të përgjakshme civile mes shteteve të veriut e jugut për të konsoliduar shtetin Komb, demokracinë dhe kohezionin e brendshëm të saj.
Demokracia si një ideal i lirisë dhe mënyrë e qeverisjes dhe organizimit të shtetit na vjen si model nga Greqia e lashtë, e cila në 4-5 shekujt e fundit p.e.s ishte vatra me e ndritshme e qytetërimit botëror.
Fjala demokraci në kuptimin e grekëve të lashtë do të thotë pushtet i popullit.
Platoni në veprën e tij madhore “Republika,traktat i shquar e i paarritshëm politiko- filozofik i shpjegon me së miri parimet e ndërtimit të shtetit dhe institucioneve dhe rreziqet që i kanosen këtij sistemi nga faktorët e brendshëm dhe egoja për pushtet e elitave politike.
Kolosët e filozofisë greke e botërore nuk e kanë parë demokracinë si sistemin me të përsosur politik.
Ata mendonin se për një vend, shoqëri e shtet menyra me e mirë e qeverisjes do të ishte venja në krye të elitës qeverisëse e aristokracisë apo mendjeve të ndritura, siç e quanin ata elitën shoqërore të kohës së tyre.
Demokracia është pra në fund të fundit një sistem politik ku populli nga i cili dalin elitat politike u jep atyre votëbesimin përmes zgjedhjeve për të përmbushur një kontratë afatshkurtër, periodike e sociale mes individit e shtetit.
Elitat politike e kulturore, ato grupime që aspirojnë për demokraci kanë zhvilluar në gjirin e regjimeve diktatoriale e autokratike, e në momentin e krizave të thella të regjimeve shtypëse, kur popujt janë ngritur kundër tiranisë kanë ditur t’i bëjnë të vetat aspiratat e tyre e të bëhen zëdhenës të lirisë, demokracisë e progresit.
Është paradoks i historisë, e njëherësh një e vertetë e qartë për këdo fakti se regjimet diktatoriale instalohen brutalisht brenda një kohe të shkurtër, jetojnë gjatë e lënë pas pasoja shkatërruese për shoqërinë e të ardhmen e saj.
Kështu ka ndodhur me Shqipërinë në Luftën e Dytë Botërore, ku nga maji ( 24 maj) 1944 në Kongresin e Permetit e deri në dhjetor 1944 shperthen në emër të luftës “çlirimtare” terrori i kuq i falangave komuniste mbi veriun shqiptar duke u shperndarë e instaluar në çdo saj të Shqipërisë dhe duke sunduar me thunder të hekurt për 45- vite.
Duhet theksuar me forcë e qartësi opinioni se renia e Monarkisë Kushtetuese Shqiptare dhe instalimi i diktaturës staliniste ishin njëqind për qind produkt i faktorëve të jashtëm politikë dhe jo aspiratë e popullit shqiptar, i cili pas pesë shekujsh të pushtimit osman pa me në fund ditën e lirisë e progresit dhe nuk e kishte aspak në mend ta ndërronte monarkinë e vet me një sistem komunist.
Diktatura staliniste shqiptare ra e fundit në Europë si sistem politik e ekonomik e s’mund të ndodhte ndryshe në një shtet tiranik e militarë ku mungonte pluralizmi dhe opozita, disidenca e organizuar, shoqëria civile, e ku fjala e lirë ishte burgosur në katakombet, burgjet e kampet e armiqëve të popullit.
Nën kěrcënimin e vendeve përendimore e SHBA-së se do të kishte një fund si Çaushesku, Ramiz Alija e dekretoj pluralizmin, por ata që ishin kundërshtarët më të vendosur të regjimit, antikomuniste e vertetë, që më vonë i emërtuan “Ish të përndjekur politikë” mbetën shpejt me gisht në gojë.
Ata kërkonin drejtësi për autorët e dhunës e genocidit ndaj tyre, siç ndodh me viktimat e regjimeve kriminale në çdo vend të botës.
Nëse parulla e Revolucionit Francez “Liri, barazi, vëllazëri” i ngriti në këmbë mbarë popujt e Europës për të përmbysur tiraninë e monarkëve të tyre slogani i Sali Berishës “Bashkëvuajtës e bashkëfajtorë” ishte vrasës për demokracinë që në lindje të saj.
Ky slogan i siguroj etërit e diktaturës se ndaj tyre nuk do të kishte “Nuremberg” të dytë, por mijëra viktimat e tyre do të shpalleshin bashkëfajtorë, njësoj si ata për instalimin e diktaturës në Shqipëri.
Të barazosh regjimin kriminal të Hoxhës, Kapos, Shehut, Xoxes, e kanibalëve si Aranit Çela e Nevzat Haznedari me mijëra jetë të pafajshme është njësoj si të quash bashkëvuajtës e bashkëfajtorë esesët e Hitlerit me 6- të milion viktimat e regjimit nazist.
Amnistia politike ideologjike e morale ndaj projektuesve dhe ekzekutorëve të terrorit komunist në Shqipëri.
Mos venia e tyre përpara drejtësisë dhe riciklimi në politikë dhe qeverisje i bijëve të etërve mizorë është gangrena kanceroze e demokracisë shqiptare, një tumor e stërmadh malinj, metastazat e të cilit kanë okupuar të gjitha gjymtyrët e shtetit.
Vaslav Haveli, disidenti me i shquar antikomunist i Europës dhe presidenti i parë postkomunist i Çekosllovakisë është shprehur.
Ish komunistët e bijtë e tyre të kthyer në antikomunistë janë armiqtë me të rrezikshëm të demokracisë.
Barazimi i dhunuesit me viktimën është një akt i paprecedent juridik dhe moral.
Mijëra viktimat e diktaturës, një pjesë të të cilëve nuk u dihet as varri kërkojnë drejtësi edhe sot pas tre dekadash nga shteti i tyre.
Rastet e rralla të vetëgjygjesisë që kanë bërë viktimat e familjet e tyre për njerëzit e tyre të vrarë në pragun shtëpisë në vitet 90- 94, sidomos në veri kanë treguar se sa u vlen lekura trimave të Enverit, Mehmetit e Kadri Hazbiut.
Ishte një kohë kur hierarkët e regjimit, sigurimsat e emisarët e tyre endeshim me kokën ulur e hap të shpejtë nëpër rrugicat e qyteteve nga frika e perballjes me viktimat e tyre.
Sot të përsekutuarit kanë frikë të trokasin në zyrat e shtetit, sepse në krye të ministrive dhe institucioneve të shtetit do të gjejnë pikërisht bijtë e “Bashkëvuajtësve”të tyre.
Është “bashkëfajsia” që solli në PD, në partinë e idealeve të dhjetorit kryetarin e shoqatës së vullnetarëve të Enver Hoxhës Ridvan Boden, Ilir Rusmajlin, të dy të ikur tani, madje edhe Kastriot Islamin, benjamin e Ramiz Alisë, i cili në vitin 1991 si kryetar i parlamentit do të deklaronte:
“Demokratët do t’i marrin zvarrë e do tua thyejmë kafkat”
E nëse një vit më vonë në kolltukun e tij u ul me plot meritë Mandela i Shqipërisë Pjetër Arbërori Kaçi i vogël, prapë nuk u dorëzua por i zuri vendin në PD, pas vdekjes së tij.
S’ka kala që nuk e marrin komunistët.
Nuk kam qenë as nuk do të jem kurrë për hakmarrje e luftë klasash dhe nuk ushqej asnjëherë urrejtje, por e përjetoj dhimbshëm sa herë e shoh në PD Bujar Vukajn dhe të shoqen ish ministreshën Helgen sepse nuk kanë asnjë lidhje me PD- në përveç utilitarizmit.
Kur i shoh ata me kujtohet daja I’m Ali Binak Mehmetaj, i biri i patriotit, nacionalistit, veprimtarit të shquar të çeshtjes kombëtare, kulakut Binak Aga, i cili në vitin 1976 u denua 14 – vjet burg axhitacion e propoganë e sabotim në ekonomi, të cilat deri në vitin 1990 i bëri nëpër burgjet e tmerrshme të Shqipërisë,
Në arrestimin e tij atëkohë mori pjesë Lulash Vukaj, ish kryetari i këshillit të bashkuar Llugaj.
Sot është në botën e përtejme i varrosur copa- copa.
A ka paradoks me të madh se Bujari dhe znj Helga t’i kërkojnë familjes së Binak Agës, votoje Partinë Demokratike, kur nuk e marrin dot votën e z Lulash.
Është tragjikomike.
Kjo familje as pronat e saj nuk i mori kurrë, ashtu si mijëra familjeve shqiptare, për shkak të ligjit famëkeq 7501.
E bëra këtë sqarim për t’ju përgjigjur shqetësimit të shoqatës fantazmë antikomuniste e ndonjë komunisti në PD të konvertuar në demokratë së çlidhje kam unë me të përndjekurit politikë.
Demokracia pa ligj e drejtesi është thjesht një ilizion e utopi, një sistem që livadhisin e bëjnë kokrrën e pallës, pasurohen e komandojnë fundërrinat e shoqërisë, njerëz të veseve me të errta të karakterit njerëzorë.
Shqipëria do të mbetet peng i përjetshëm i horrave dhe rasputinëve të politikës, për sa kohë që sovrani, si gardian i lirisë nuk do të ngrihet për të marrë në dorë fatet dhe të ardhmen e tij.
Genocidi nuk parashkruhet na thotë drejtësia e ratifikuar në konventat ndërkombëtare.
Viktimat kërkojnë drejtësi.
Të zhdukurit kërkojnë një varr simbol.
Kombi kërkon liri dhe demokraci, përtej kësaj vigjelon neodiktatura.
Sovrani kërkon ushtrimin e pushtetit të drejtëpërdrejtë.
Të zgjedhë vetë përfaqësuesit e tij.
Tiranët kanë frikë verdiktin e sovranit.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shkodër: Përmbytjet dhe dëmet që janë identifikuar

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Shkodër: Përmbytjet dhe dëmet që janë identifikuar

15/01/2026

Groenlanda, Trump, Nato dhe Europa! Situatë sa kaotike aq dhe e rrezikshme për paqen!

15/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit, zbardhen emrat e personave të arrestuar, mes tyre edhe një grua

Në “gjueti” të qitësit të Çopjave/ Policia kthehet në vendlindjen e Altin Ndocit, kontrolle në banesën e tij në Pukë

15/01/2026
Pasojat e përmbytjeve në Lezhë, mbi 1700 hektarë të dëmtuara, sektorët më të prekur

Pasojat e përmbytjeve në Lezhë, mbi 1700 hektarë të dëmtuara, sektorët më të prekur

15/01/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In