21 July, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Editorial

Nga Azgan Haklaj: Aleanca e qytetarëve me SPAK-un imperativ historik!

by News Albania
14/06/2026
in Editorial
0
22
VIEWS
Share on Facebook

Aleanca e qytetarëve me SPAK-un imperativ historik!

Aleanca e referendumit të qytetarëve me SPAK-un Shpresa për rrëzimin e regjimit oligarkiko- kleptokratiko-plutokratik- kakistokratik dhe çlirimin e Shqipërisë nga oktapodi që e ka mbajtur peng për 35 vite!
Kauza të bëhet “karburant” për ligjin!
Pse protesta duhet të mbështesë hapur SPAK-un?
Sot, në ditën e 15-të të protestës në Tiranë, ndërsa vëmendja publike është mbërthyer nga lajmi se BKH ka hyrë për kontroll në vilën e një prej oligarkëve më të fuqishëm në vend, Samir Manes, ka një detaj të madh që të bën përshtypje:
Mungesa totale e artikulimit në mbështetje të SPAK- ut nga ana e drejtuesve të sheshit.
Protesta vazhdon të konsumojë me të drejtë sllogane të tipit “Burg dhe Konfiskim” për binomin Rama & Berisha dhe shpurën e tyre, por nuk duhet harruar se këto janë ekskluzivisht atribute të organeve të drejtësisë, të ciat duhet mbështetur me forcën e fjalës unike dhe vullnetit politik të mijëra protestuesve që po protestojnë prej dy javësh.
Mbi të gjitha, thirrjet e mjegullta për një “Drejtësi të re” ngrenë hije dyshimi.
Çfarë nënkupton kjo?
Rrëzimin e strukturave aktuale dhe ngritjen e ca organeve të tjera nga e para dhe për ti shërbyer dyshes Rama & Berisha!
Në rastin më të mirë është një nonsens logjik.
Në rastin më të keq, është një “armë” e dhuruar e pastër në duart e pushtetit të vjetër, i cili mezi pret ta etiketojë protestën si destruktive dhe anti-institucionale në sytë e partnerëve ndërkombëtarë, kur në fakt vetë kasta e vjetër është përpjekur të zhbëjë SPAK-un dhe GjKKO-në!
Duhet thënë qartë dhe pa dorashka:
SPAK është një investim masiv financiar dhe politik i SHBA-së Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe.
Ai është një institucion i ngritur me mbështetjen e tyre dhe që ndodhet nën monitorimin e vazhdueshëm të FBI-së.
Prandaj, nëse vërtet kërkojmë një shtet të së drejtës, SPAK jo vetëm që duhet të pranohet nga protesta si i vetmi organ që ka tagrin ligjor për të ekzekutuar vendimet e drejtësisë, por duhet të mbështetet prej saj fuqishëm!
Në një shoqëri normale, protesta duhet të përfaqësojë revoltën dhe fjalën, ndërsa SPAK duhet të përfaqësojë ligjin dhe veprimin, prandaj sot kërkohet Aleancë e Referendumit Qytetar me SPAK për të rrëzuar e rrënuar perandorinë e trinomit të oligarkisë politike, financiare dhe krimit të organizuar!
Në këtë këndvështrim, sheshi duhet të buçasë nga tezat e qarta dhe të sherbej si oksigjen për SPAK-un!
Aleanca qytetare me SPAK- un është fotosinteza shqiptaréve!
Në të kundërt, nëse vazhdohet me këtë rrugë pa krye, protesta rrezikon të tjetërsohet, të humbasë legjitimitetin dhe të shuhet pa prodhuar asnjë produkt real për qytetarët.
Nocioni “popull” është shumë i gjërë dhe në emër të tij nuk mund të flasë asnjë forcë politike apo grupim i çfarëdo natyre qoftë.
Ndaj, është koha që drejtuesit e kësaj proteste të ndajnë shapin nga sheqeri:
T’i bëjnë thirrje të hapur dhe të fuqishme: Mbështetjeje SPAK-ut, si i vetmi garant që ka fuqinë institucionale për rikthimin e drejtësisë në këtë vend.
Mbështetje, por edhe “presion” pozitiv, duke i kërkuar strukturave të drejtësisë që të shpejtojnë hapat e tyre përpara se ky vend të zbrazet plotësisht.
Çdo llogari tjetër thjesht zgjat jetën e të njëjtit sistem korruptiv që na mban peng prej dekadash.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania