Lufta politike qe po ndodh brenda PD eshte nje prej lufterave me te pakuptimta qe ka ndodhur ne Shqiperi. Ne nje ane qendron Basha me pak servile dhe ne anen tjeter qendron Berisha dhe te gjithe demokratet e vertete pas tij.
Mjafton nje minivotim dhe dihet qe lidershipin e merr lideri Berisha ose nje tjeter lider i denjte! Por Basha smund ta lejoj kete. Nese ai lejon kete atehere i fillon larja e hesapeve qe eshte akuzuar aq shume: Krusha, rruga e Kombit, vjedhjet ne Bashkine e Tiranes etj. Pushteti i duhet per te mbrojtur veten dhe biznezet e kunatit te tij,jo partine e aq me pak Shqiperine.
Ky tradhetar si Basha e ka stisur cdo gje ne marrevshje me Ramen qe te mbaje partine demokratike peng dhe te mbaje Ramen ne pushtet. Demokratet e vertete e dine mire kete gje.
Per te mbuluar paaftesine e tij ai hoqi ne menyre te ftohte njerezit me me emer ne partine demokratike si: Olldashini.Topalli, Patosi, Hajdarin, Bojaxhiun, Oketen etj. Levizja e vetme e Bashes ne krye te asaj partie. Se ai partine e ka si dyqanin e lagjes, shkon kur do dhe i ka lene demokratet pa asnje plan.
Populli eshte lodhur nga ky rrotacion i stisur. Populli do zgjidhje, por populli nuk ka fuqi. Populli eshte lene i varfer. Turizmi dhe Bujqesia,punsimi,pensionet,rroga minimale,njerzit ne nevoj,taxat,cmimi i naftes,jane temat me te perfolura ne cdo program qeverie si premtim elektoral dhe i lene ne harrese sapo marrin pushtetin.
Nuk iu duhet nje popull ne nivel mesatar sepse ata nuk mund te vjedhin si vjedhin dhe nuk mund te bejne pazare si keto qe po bejne. Kete po ben qeveria Rama dhe partia e dyte me e madhe ne vend nuk i bene dot opozite sepse personi ne krye bene sikur eshte ne gjume, por realisht e ka shitur me te dyja duart partine.
E sot do qe te eleminoje te vetmin lider qe ka pare Shqiperia, ish presidentin dhe ish kryeministrin Berisha. Ama, Berisha nuk eshte Olldashi e as ndonje tjeter qe keta mund ta heshtin me menyra te ndryshme.
Berisha ka forcen e popullit. Populli e do dhe e ndjek me te njejten force qe urren dyshen cift Rama Basha. Prandaj sot duhet nje lider.
Nje lider qe ka force, qe ka potencial, qe ka ze. Nje lider qe nuk I trembet sfidave dhe mbi te gjitha qe nuk tradheton.
Demokratet e vertete duhet te gjejne cdo menyre per shkarkimin e Bashes. Personi qe ka rrenuar vendin duke ndenjur ne hije dhe duke sulmuar si frikacaket.