Nga Arthur A. Kurtallari
“Është vetëm muzikë, -na thonë, ndërkohë i këndon kallashnikovit”!
“Është vetëm sport, -na thonë, ndërkohë 30 mijë kafshë bërtasin vrite, there shqiptarin”!
“Është vetëm trashëgimi kulturore, -na thonë, ndërkohë na rrëmbejnë lahutën”!
“Është thjesht luftë, -na thonë, ndërkohë vrasin 1069 fëmijë të pafajshëm”!
“Është vetëm politikë, -na thonë, ndërkohë luftojnë fort kundër njohjes së Kosovës”!
“Është thjesht tregti, -na thonë, ndërkohë rrit koston e prodhimit dhe favorizo miellin serb”!
Është diplomaci, -na thonë, ndërkohë takon 10 herë kryeministrin serb dhe asnjëherë atë të Kosovës”!
Është vetëm gjeopolitikë, -na thonë, ndërkohë injoron Kosovën dhe hap kufijtë me Serbinë”!
Po mirë mor plak, çfarë faji kemi bërë që e hamë gjithmonë vetëm ne?