*( Kushtuar femrave të dhunuara nga injoranca e paragjykimeve, në këtë muaj tetori të dedikuar )
TRIUMFIM
Femrave si ju
ua rrëmbyen buzëqeshjen
në kulmin e çiltërsisë.
Pa mëshirë jua përdhosën
ëndrrat e buzëqeshta,
dhe qeshtësinë rinore
jua vodhën tinëzisht.
Por…
mësuat të buzëqeshni
në kulmin e dhimbjes,
për të triumfuar
PËRJETËSISHT ! Arjola KONDAKÇIU